Kryesia e Partisë Demokratike vendosi një ditë më parë që të hiqeshin dyer të blinduara në selinë blu, masa mbrojtëse të vendosura që para protestës së 8 janarit.
Ditën e sotme ka nisur të zbatohet heqja e këtyre masave përforcuese që i pamundësuan përkrahësve të Sali Berishës dhe grupimit të “Foltores” të hynin në godinë e selisë blu në Janar.
Ndërkohë që në PD çmontoheshin ‘hekurat’,
Ndërkohë që në PD çmontoheshin ‘hekurat’, Sali Berisha dhe përkrahësit e tij, deputetët e pozicionuar me “Foltoren” janë grupuar në seancë plenare.
LSA ka shkrepur disa momente teksa Berisha është rrethuar nga deputetët, Tritan Shehu, Flamur Noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Flamur Noka dhe Isuf Çela.
Ndërkohë që në PD çmontoheshin ‘hekurat’,
Përkrahësit e Berishës disa u përjashtuan nga PD-ja, ndërsa të tjerë u pezulluan, por që pas dorëheqjes së Lulzim Bashës klima në selinë blu po ndryshon dhe kryefjala është ribashkimi i demokratëve.