Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të humorit shkodran, Zef Deda i cili prej kohësh luftonte me një sëmundje të rëndë.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Rama shkruan: “Lamtumirë i dashur Zef“.
‘Mjeshtri i Madh’ i humorit Zef Deda ka nderruar jete sot ne moshen 73-vjeçare. Ai prej pak kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Deda ka ndërruar jetë në Shkoder, ndërsa pritet qe ceremonia e percjelljes për në banesen e fundit të behet të shtunën, kur edhe do të mbahen homazhet në teatrin Migjeni.