Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-Sekretarit të Shtetit në SHBA, Colin Powell, si pasojë e infektimit me Covid-19.
Në një postim në faqen zyrtare Kim shkruan se kishte privilegjin të punonte nga afër me diplomatin..
POSTIMI I YURI KIM
Colin Powell ishte mishërimi i një amerikani të madh, një njeriu që ia kushtoi jetën shërbimit të vendit tonë dhe inkurajimit të të tjerëve për të bërë të njëjtën gjë. Cilado qoftë sfida – dhe kishte shumë – ai u përpoq t’i jepte Presidentit këshillën e tij më të mirë dhe ta çonte kombin drejt një zgjidhjeje.
Unë kisha privilegjin të punoja për të në sekretarinë e tij dhe pashë nga afër se si ai i dha të gjitha. Dhe sado i zënë me punë, ai gjithmonë gjente kohë për t’i dhënë një nxitje të vogël njerëzve përreth tij, për të na kujtuar nderin dhe përgjegjësinë e veçantë të shërbimit publik. U preft ne paqe.