Futbolli shqiptar u zgjua mëngjesin e sotëm me lajmin e trishtë se ish-futbollisti i Flamurtarit e Tiranës, Anesti Vito, u nda nga jeta parakohe. Thuhet se i ndjeri ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak të cilin ia doli ta mposhtë.
Vito ka qenë një futbollist i njohur i Superiores teksa karrierën e nisi sigurisht në Vlore me kuqezinjtë, me të cilët kaloi pjesën më të madhe të karrierës. Ai ka provuar gjithashtu aventura edhe te skuadra e Albpetrol dhe Tomori ndërsa është shpallur dy herë kampion, me Flamurtarin në sezonin 1990/91 dhe Tiranën në 1999/00.
Klubi i Flamurtarit, pasi shprehu ngushëllimet e tyre, njofton për publikun se do të mbajë homazhet e të ndjerit në ambientet e stadiumit ‘Flamurtar’ për t’i dhënë një përcjellje të merituar si legjendë e klubit.