osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ndarja nga jeta e aktorët më të dashur të kinematografisë shqiptare, Pandi Raidhi, 21 vite më parë një humbje e pazëvëndësueshme

Ndarja nga jeta e aktorët më të dashur të kinematografisë shqiptare, Pandi Raidhi, 21 vite më parë një humbje e pazëvëndësueshme

Më 18 korrik të vitit 1999, u nda nga jeta një nga aktorët më të dashur të kinematografisë shqiptare, Pandi Raidhi

Raidhi lindi në 14 prill të vitit 1921 në qytetin e Korçës. Ai nisi karieren e tij artistike ne vitin 1937 ne shfaqen teatrale “Dasma Korcare” ku fitoi menjehere simpatin e publikut Korcar.

Mori pjesë në luftën Nacional-Çlirimtare në radhët e Rinisë Antifashiste. Në vitin 1948 pas mbarimit të shkollës së mesme u fut në punë në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) ku interpretoi dramën “Dasma Korçare”. Në vitin 1950 u kthye në teatrin “A.Z.Çajupi” të Korçës ku do të interpretonte me dhjetëra role.

Debutimin kinematografik e bëri në filmin e parë shqiptar “Tana” në vitin 1958. Më tej interpretoi në 36 role të tjera të filmave Shqiptar. Roli i tij më i fundit ishte ai i babait të sekretarit në filmin “Njerëz në rrymë” në vitin 1989. Në një karrierë artistike gjysëm shekullore Raidhi ka interpretuar më shumë se 200 role në dramë, komedi dhe opereta.

Ai u kthye shume shpejt në një figurë të dashur dhe shume popullore për të gjithë shqiptarët. Ai kujtohet me respekt për thjeshtesinë buzëqeshjen e ëmbël dhe humorin e tij të hollë. Karakterizohej nga serioziteti i madh për punën. Asnjëherë gjate xhirimit në rolet e tij, kamera dorëzohesh para portretit interesant që ai krijonte.

U nda nga jeta dhe familja e tij në Tiranë në 18 korrik të vitit 1999.

Nderime
Për meritat e tij artistike Pandi Raidhi u nderua në vitin 1975 me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Për nder të tij Bashkia e Tiranës i ka dhënë një prej rrugëve të Kryeqytetit emrin e tij. .

Filmografia=
Njerëz në rrymë-(1989)
Familja ime – (1987) ….Tasi
Përsëri pranverë – (1987)…Xha Azemi

Rrethimi i vogël – (1986)…shoku Meti
Duaje emrin tënd – (1984)…Thomai
Kush vdes në këmbë – (1984)…Prifti i fshatit
Nëntori i dytë – (1982)…Demir Arbana

Shoqja nga fshati – (1980) Bako Kembora
Partizani i vogël Velo – (1980)…Bani i Dukes
Agimet e stinës së madhe (1981)..Sharko Sheqi
Liri a vd ekje – (1979)…Çarçani

Ne vinim nga lufta – (1979)… Dulja
Flamur në dallgë – (1977) (TV)
Përballimi – (1976)…Pllaton Burbuqi
Monumenti – (1976)…Llambro Leka

Tokë e përgjakur – (1976)
Zonja nga qyteti – (1976)…Xha Bakoja
Beni ecën vetë – (1975)…. Xha Thomai
Rrugicat që kërkonin diell – (1975) Jorgo, Pronari i kafenesë

Shp ërthimi – (1974)…Lamja
Shtigje të luftës – (1974) Babai i Shabanit
Krevati i perandorit – (1973) Partizani Meke
Yjet e netëve të gjata – (1972)…Ago Beqoja

Kur zbardhi një ditë – (1971) Xha Loni
Mëngjeze lufte – (1971)…Raqi Teneqenxhiu
I teti ne bronz – (1970) Mullixhiu
Horizonte të hapura (1968) …. Xha Ymeri

Ngadhënjim mbi vd ekjen (1967)…Xha Teloja
Vitet e para (1965) …. Kasëmi
Tana – (1958)