Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave lidhur me ndalimin e Klement Balilit.
Ai e ka cilësuar si një nga operacionet më të sofistikuara të policisë së shtetit.
“Hahaha çfarë kazani që zien për vetëdorëzim, duke e nxjerrë sikur KB u ndal tek dera e policisë pas një shëtitje në pedonalen e Delvinës.
Ky është një nga operacionet më të sofistikuara policore që ka vazhduar muaj të tërë.
Vetëdorëzimi është thjesht realizimi me sukses i tij”, nënvizon Rama.