osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ndahet nga jeta shkrimtarja e njohur shqiptare, Përparim Kabo tregon bisedat me të dhe emocionon me mesazhin: Ju do e bëni të bukur dhe më të ndjeshme dhe Parajsën

Ndahet nga jeta shkrimtarja e njohur shqiptare, Përparim Kabo tregon bisedat me të dhe emocionon me mesazhin: Ju do e bëni të bukur dhe më të ndjeshme dhe Parajsën

Intelektuali Përparim Kabo ka reaguar për vdekjen e shkrimtares shqiptare Eglantina Mandia, e cila pse 24 vitesh jeton në Kanada.

Lajm i trishtë! Ndërron jetë shkrimtarja dhe intelektualja e njohur shqiptare (EMRI+FOTO)
Komenti i Përparim Kabos:

Ju do e bëni të bukur dhe më të ndjeshme dhe Parajsën, Eglantina Mandia

Shuhet në Kanadanë e largët një grua shqiptare e kulturuar dhe me shumë shije Eglantina Mandija. Kisha vite që nuk e dija ku ndodhej, por një ditë ajo më shkruajti, më tregoi se ndodhej në Kanada që nga viti 1997.

Nisi mes nesh një komunikim njerëzor dhe intelektual. Kështu kjo zonjë e mendimit me shpirt të bukur më dërgonte shumçka shkruante, kemi një histori komunikimi elektronik.

Kultura e saj qe e gjerë, e ndjerë, fine dhe shumë dritasjellese. Tashti lexoj që është nisur në qiell, para se t’i them me dhimbje dhe me lutje “Qofsh e Parajsës” ti zonjë me mendje të bukur dhe tejet kurajoze, po sjell disa fragmente nga komunikimet tona …

Më 13 gusht 2021 ajo më shkruajti duke më nisur edhe një link… e citoj “Gëzohem që kemi shije te holla artistike ku takohemi sadopak. Sot për mua është dita e Musines, të cilës i kam kushtuar 5vjet punë.

Eglantina…

Një tjetër bisedë jona ka qenë për Modilianin, e biseduam duke lidhur muzikën me pikturën. U gëzua kur i thashë kam në shtëpi tri nga pikturat e tij, e kam studiuar jetën e tij dhe në librin tim më të fundit Antropologjia e Artit i kam dedikuar një ese të shkurtër.

Më uroi me aq respekt dhe ndjeshmëri. Ka qenë një pikë kulmore kur ajo më dërgoi një shkrim shumë të bukur për shkrimtaren Arsinoi Bino, e kishte titulluar “Zemër e Dëlirë”.

Një vizatim i mrekullueshëm njerëzor, me gjithcka që e bën njeriun dinjitoz. E kishte zgjedhur këtë titull, sepse keshtu titullohej romani i kësaj shkrimtareje që fati nuk i ndriti në kohën e errët të diktaturës.

Pasi e lexova shkrimin e Eglantinës (është shumë e veçantë kur një grua shkrimtare shkruan me adhurim për një tjetër grua shkrimtare, ka një kimi shumë të ndjerë dhe të mëvetshme) i shkruajta…

” Mirëmëngjes profesoreshë…uroj të jeni mirë… E nisa ditën sot me shkrimin tuaj për këtë grua shkrimtare me shpirt kaq të bukur dhe me këtë ndjeshmëri kaq të thellë dhe delikate por tejet dinjitoze. Ju falënderoj nga zemra..!

Ja dhe një urim i saj kur Ajo lexoi studimin tim Nocturne me Gëzim Kamen:

Përparim faleminderit, për mrekullinë kritike, dialogu me regjisorin Gezim Kame.

Vjen nga thellësia e oqeaneve që na ndajnë një klithme njerëzore, ngushëlluese, plot dinjitet e shpresë, Eglantina. Tani me duhet ti them ketij Engjelli Eglantina Mandija…

Ju do e bëni të bukur dhe më të ndjeshme dhe Parajsën…

me respekt

Përparim Kabo

12.02.2022