Gazetarja Sonila Mesareja është ndarrë nga jetë pas një sëmundje të rënë. Lajmi bëhet me dije nga Unioni i Gazetarëve.
“Pas nje semundjeje te rende, sot ndahet nga jeta gazetarja Sonila Mesareja. Kolegia Mesareja per vite punoi si reportere e kronikes ne disa redaksi te shtypit te shkruar dhe ne shume projekte qe synuan nje gazetari cilesore.
Sonila ishte kolege e dashur, model i kembenguleses dhe nje profesioniste qe modestine e kishte vyrtyt ndersa kurajon dhe durimin i mbartte si vlera njerezore qe i shtonin besimin tek lexuesi dhe komuniteti i gazetareve. Ajo sherbeu ne redaksite e shtypit te shkruar si profesioniste e heshtur dhe me kujdesin per te ruajtur vlerat dhe cilesite e larta njerezore, duke fituar respekt e miqesi te te gjithe stafeve e kolegeve me te cilet punoi.
Ndarja nga jeta e Soniles le hapur dhimbjen e ikjes se parakohshme dhe kujtimin e vyer te nje kolegeje qe nuk do te harrohet kurre. Sonila ishte nder nismetaret e organizimeve themeluese te Unionit te Gazetareve Shqiptare dhe nje kolege qe nuk nguroi asnjehere se qeni pjese e nismave dhe reagimeve rregulluese ne jeten tone profesionale.
U prehsh ne paqe kolegia jone e dashur! E paharruar do te jesh per gjithe ne anetaret e Unonit te Gazetareve Shqiptare dhe komunitetin e gjere te gazetareve! Ngushellime familjes”, thuhet në deklaratën e Unionit të Gazetarëve.