osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

NATO jep alarmin për rrjedhjen e informacioneve sekrete drejt rusëve: Nis verifikimi i të dhënave nga Presidenca, ambasadori Visho Ajazi dhe Siguria

NATO jep alarmin për rrjedhjen e informacioneve sekrete drejt rusëve: Nis verifikimi i të dhënave nga Presidenca, ambasadori Visho Ajazi dhe Siguria

Zyra përgjegjëse e Aleancës për Koordinimin Global të Sigurisë ka dyshime të forta se Visho Ajazi Lika, me cilësinë e ambasadorit në NATO, ka dhënë informacione paralele spiunes ruse Ollga dhe ndaj vendeve jo mike e armike, si dhe “bukës së vjetër” Bersha, dhëndër serb. Shqetësim dhe për Drejtorin e Kabinetit të Ilir Metës, Arben Cici, një spiun i vjetër rus që ka akses mbi të gjitha informacionet e Presidencës. Kërkohet nga NATO parandalim të rrjedhjes së informacioneve sekrete, ose ndryshe do ketë penalizim ndaj Shqipërisë

Shqipëria gjithnjë ka qenë nën akuzë në lidhje me rrjedhjen e informacioneve sekrete drejt vendeve jo mike dhe armike të NATO-s. Teksa është vënë theksi gjithnjë për rrjedhjen e informacioneve sekrete të Aleancës drejt Rusisë, Serbisë, Iranit dhe vendeve të tjera të “boshtit të së keqes”, situata u bë aq e rëndë sa në kohën kur kryeministër ishte Berisha e ministër i Mbrojtjes Imami, përfaqësuesi ynë në NATO nxirrej jashtë, duke u përjashtuar nga diskutimet në detaje të situatave sekrete.

Dhe përjashtimi nga diskutimi bëhej pikërisht atëherë kur kishte shkëmbim informacionesh sekrete, ndërkohë që organeve të sigurisë në Shqipëri u kaloheshin zyrtarisht vetëm informacione të dorës së dytë, që nuk kishin të bënin me cënimin e sigurisë së kufijve të Aleancës.

Por situata nuk është aspak e këndshme as ditët e sotme, kur kryeministër është Edi Rama dhe në pushtet janë socialistët, për shkak dhe të vetë gabimeve fatale të kësaj mazhorance.

Zyra përgjegjëse e Aleancës për Koordinimin Global të Sigurisë, emërtohet për shkurt NOS, ka shfaqur një shqetësim për rrjedhjen e informacioneve sekrete të NATO-s nga pala shqiptare.

Paralel me shqetësimin zyrtar për rrjedhjen e informacioneve sekrete, autoriteteve shqiptare u është kërkuar me insistim rritja dhe forcimi i kapaciteteve për menaxhimin e informacionit të klasifikuar, sidomos në ato institucione, të cilat përbëjnë dhe “majën e zinxhirit të grumbullimit të informacionit të klasifikuar”.

Fjala është për dyshimet që ekzistojnë ndaj Presidencës, institucioni ku raportojnë të gjitha institucionet e sigurisë, Shërbimi Informativ Shtetëror e shërbimet e tjera, për shkak të të qenit të Presidentit dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Njëherësh, dyshime të forta nga ana e NOS kanë ardhur dhe për shkak të mungesës së besimit ndaj ambasadorit tonë në këtë organizëm, ish-kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika, tepër i përfolur për lidhjen e tij me spiunen ruse Ollga dhe me shërbimet sekrete ruse dhe iraniane.

Shqetësimi i organeve të sigurisë në NATO vjen nga fakti se informacione sekrete që kanë dijeni vetëm ambasadori Visho Ajazi bashkë me homologët e tij, por dhe DSIK që është institucion përgjegjës për informacionet e NATO-s dhe Presidenca kanë rrjedhur në drejtim të rusëve, serbëve, iranianëve dhe disa vendeve jo mike të Aleancës, duke rrezikuar rëndë sigurinë e saj.

Teksa kanë marrë garanci nga DSIK, Ministria e Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes se nuk ka pasur rrjedhje të informacioneve sekrete, për shkak dhe të verifikimit nga vetë Siguria e Aleancës të informacioneve që kanë kaluar nëpërmjet këtyre institucioneve, të cilat s’rezultojnë të jenë dekonspriruar, rrethi është ngushtuar tek ambasadori i Shqipërisë në NATO, Visho Ajazi Lika, dhe Presidenti Ilir Meta.

Organet e Sigurisë në Aleancë po verifikojnë të gjitha informacionet e klasifikuara që kanë kaluar përmes ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Visho Ajazi Lika, pasi ekzistojnë dyshimet se ai paralel me dhënien në organet shqiptare të këtyre informacioneve, i ka kaluar dhe te shërbimet e fshehta ruse, serbe, iraniane dhe vendeve të tjera jo mike.

Dyshohet se Visho Ajazi Lika nuk e ka harruar as “bukën” e vjetër Sali Berisha, ku dihet “dobësia” e ish-kryeministrit shqiptar për serbët, ku është dhëndër, Gardën Revolucionare të Iranit, me të cilën ka bërë tregëti armësh dhe mbi të gjitha afiniteti i tij me rusët.

Njëherësh shqetësim ka paraqitur dhe prania në Presidencë në postin e Drejtorit të Kabinetit të kreut të shtetit, e një spiuni rus si Arben Cici.

Duke qënë se drejtori i kabinetit të Presidentit ka akses të plotë mbi të gjitha informacionet që vijnë për Presidentin Meta, rrezikon që këtë informacion të klasifikuar që vjen nga të gjitha institucionet e Sigurisë në Shqipëri, ta përpunojë e ta dërgojë tek ata të cilëve u shërben, rusëve.

Parë në këtë këndvështrim, organet e Sigurisë së NATO-s kanë kërkuar nga pala shqiptare marrjen e të gjitha masave për parandalimin e një fenomeni të tillë që rrezikon Aleancën, kufinjtë e saj dhe vendet anëtare. Ndryshe do të ketë penalizime të rënda për rrjedhje informacioni sekret./Pamfleti