osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

NATO diskretiton Metën për Lleshin: Është përpjekur deri tek ne, që me çdo kusht të gjejë një “njollë” në figurën e gjeneralit!

NATO diskretiton Metën për Lleshin: Është përpjekur deri tek ne, që me çdo kusht të gjejë një “njollë” në figurën e gjeneralit!

Ndërkombëtarët janë të gjithë njëzëri kundër presidentit Ilir Meta sa i takon çështjes së Sandër Lleshit. Ambasada e SHBA dhe ajo e BE kërkuan që të mos ketë pengesa, ndërkohë që një goditje e fortë ndaj Metës ka ardhur dhe nga NATO. Për refuzimin e Sandër Lleshit nga Presidenca, ka shkruar një artikull “Deutche Welle”, ku ka hedhur dritë mbi verifikimet e Metës ndaj Lleshit.

Aty thuhet se Presidenca ka dërguar një kërkesë dhe në NATO mbi figurën e gjeneralit dhe ka marrë përgjigje se ai është një person tepër i pastër. Meta në argumentet e tij ka thënë se Lleshi nuk është i duhur për postin e ministrit, por NATO e ka vlerësuar jashtë mase, duke rrëzuar pretendimet e kreut të shtetit.

“Arsyet që kanë çuar Presidentin të mos “krijojë bindje të plotë” mbeten të panjohura, ndërkohë që Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) dhe NATO kanë publikuar përgjigjen ndaj kërkesës së Presidentit Meta lidhur me pastërtinë e figurës së Lleshit: “Lleshi është një figurë e pastër”. Kushtetuta e Shqipërisë sanksionon me ligj që ministrat emërohen dhe shkarkohen nga presidenti me propozim të kryeministrit. Kushtetuta nuk i jep kompetenca ligjore presidentit të refuzojë propozimet e kryeministrit për ministrat e kabinetit të tij qeveritar.

Në një republikë parlamentare, si Shqipëria, Parlamenti është autoriteti më i rëndësishëm dhe kryeministri është përfaqësues i mazhorancës parlamentare”, thuhet në artikull. Kërkesa e Metës në NATO për Lleshin tregon se kreu i shtetit është përpjekur me çdo kusht që të gjejë një “njollë” në figurën e gjeneralit.

Ai ka një certifikatë sigurie nga NATO, por presidenti nuk ka qenë i bindur dhe ka kërkuar informacion shtesë nga Aleanca Euro Atlantike. Por NATO ka shuar shpresat e kreut të shtetit. Gazeta e deklaroi pak ditë më parë se Meta ka kërkuar informacione në dhjetra institucione sa i takon karrierës dhe figurës së Lleshit dhe të gjitha e kanë vlerësuar pozitivisht. Pasi dështoi në gjetjen e parregullsive, duket se u mjaftua vetëm me argumentin se nuk ka krijuar bindjen se ai është i duhuri në krye të punëve të brendshme.

Gjermanët rrëzojnë Metën

Sandër Lleshi njihet si person që ka mbështetjen e gjermanëve dhe refuzimi që kreu i shtetit ka bërë nuk u ka pëlqyer aspak. Në artikullin e “Deutche Welle jepen një sërë argumentesh se përse Meta ka gabuar me refuzimin e tij. Aty përmendet precedenti Nishani, ndërsa vlerësohet mjaft lart si ushtarak. “Çfarë Meta i ka thënë Ramës, mbetet tani për tani mister. Mediat e Tiranës spekulojnë me “informacion të klasifikuar”, por kjo nuk shikohet si argument për misterin pasi SHISH-i dhe NATO-ja publikuan përgjigjet e tyre lidhur me pastërtinë e figurës së Sandër Lleshit.

Por njëherazi me këtë komunikim të trazuar shfaqet edhe një vektor tjetër: përpjekjet për të mos thyer, shkatërruar marrëdhënien institucionale. Kryeministri Rama i jep kohë Metës dhe vetes për hapat e mëpasshëm. “Nuk kam humbur besimin që Presidenti nuk e ka thënë ende fjalën e fundit për këtë çështje”. Por hapat e mazhorancës parlamentare nuk janë të panjohura:

Ajo nuk i ka votat për të filluar procedurat e shkarkimit të Presidentit Meta. Krijimi i Gjykatës Kushtetuese në muajt në vijim i jep asaj mundësinë ta çojë çështjen tek kjo Gjykatë”, thuhet në artikull. Pra duket e SHBA, BE dhe Gjermania janë kundër vendimit të Metës, i cili edhe dje u duk i pa lëkundur. /Kliti Topalli