osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Natën trafik, ditën aktivitete me Bashën, ky është aktivisti që u përplas me policinë për kanabisin

Natën trafik, ditën aktivitete me Bashën, ky është aktivisti që u përplas me policinë për kanabisin

Oligert Musta është një aktivist mjaft i rëndësishëm i Partisë Demokratike i cili shfaqet thuajse në çdo aktivitet të “selisë blu”. Këtë e dëshmojnë edhe fotografitë e shumta që ai publikon në rrjetet sociale ku bëhet thirrje për revolucion demokratik.

Ndërkohë, ajo që sot duhet të shpjegojë PD është jeta e 28 vjeçarit jashtë dyerve të kësaj force politike. Ai rezulton të ketë probleme me drejtësinë ku është kapur me 130  kilogramë kanabis në makinë.

Musta, referuar të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit është përpleshur me efektivët e policisë me armë duke mos ju bindur urdhërave të tyre.

Më poshtë po postojmë njoftimin e kohës për shtetasin Oligert Musta i cili gjatë qeverisjes “Berisha” mundi që t’i shpëtojë organeve të drejtësisë duke u shndërruar në militant të devotshëm.  

“Operacioni policor i koduar “Eskorta” u përmbyll me prangosjen e gjashtë personave: Oligert Musta, 21 vjeç, Gazmir Saka, 23 vjeç, Arjan Saka, 21 vjeç, Klodian Lami, 21 vjeç, Altin Saka, 32 vjeç dhe Muharrem Zalla, 36 vjeç.

Pas arrestimit dhe paraqitjes së tyre për caktimin e masës së sigurisë, Gjykata e Tiranës caktoi “arrest me burg” për Mustën, si edhe të dyshuarit Gazmir e Arjan Saka.

Ndërsa për Altin Sakën, Klodian Lamin dhe Muharrem Zallën, Gjykata vendosi masën “detyrim për paraqitje”“, shkruhet në njoftim.

Në galerinë tonë virtuale po përcjellim vetëm disa prej aktiviteteve të PD ku Musta ka qenë i ftuar për të marrë pjesë dhe vendime të cilat kanë krijuar alternativën opozitare për të qeverisur nesër vendin./TemA