Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë për vilën që familja Meta ka në zonën e Gjirit të Lalëzit. E ftuar në emisionin Tempora, Kryemadhi ka pranuar se ajo nuk është e varfër dhe për këtë nuk kishte komplekse që ta pranonte. Kryetarja e LSI ka treguar se gjithë pasuria e saj buron nga familja dhe babai i saj i cili ka qenë brigadier në kohën e komunizmit.
Ndërkaq, ajo ka treguar më tej duke thënë se vila në Gjirin e Lalëzit është shkëmbyer me disa metra katror njësi banimi në pallatin e saj në zonën e Unazës.
‘Nuk kam komplekse që të them jam e varfër. Nuk jam e varfër. Pasurinë e kam për hir të familjes sime dhe të babait tim. Ai ka qenë brigadier por përjashtohej nga regjimi sepse ishte kokëderr si puna ime. Ai përfitoi një pronë në atë kohë. Zuri një buzë tokë krah lumit të Lanës dhe ndërtoi vilë. Atë vilë ne sot e kemi rrëzuar dhe e kemi bërë pallat. Ato janë 16 mijë metra katëror.
Kur kemi marr vilën në Lalëz e kemi marr me 450 euro metra katror. E kemi shkëmbyer me disa ambiente në pallat, me 450 metra ambiente te pallati’, përfundoi ajo.