Ndërsa Shqipëria vuante kaosin e vitit 1997, një segment i fotë pushteti, nisi të bëjë viktimën e gjoja “rebelimit komunist” dhe përgatiti dërgimin në Perëndim të detashmentit numëroz që do të ktheheshin në bërthamën më të rëndësishme të narkotrafikut në Europë.
Urdhëri erdhi direkt nga Presidenca dhe firmën e vendosi Ministri i Jashtëm Tritan Shehu, i cili ishte formalisht edhe kryetar i PD-së.
Por edhe shefi i diplomacisë i qeverisë së koalicionit që drejtonte Bashkim Fino, Arjan Starova vuri firmën në një numër pasaportash të “bardha” që mbusheshin në Presidencë.
Këto pasaporta janë lëshuar nga data 7 korrik, deri në 23 korrik 1997. Nisur nga shkresat e firmosura nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Kolec Topalli, si dhe nga Shefi i Protokollit të Presidencës, Maxhun Peka, merret vesh lehtësisht se kemi të bëjmë me një përmbushje premtimi.
Ata kishin luftuar besnikërisht deri në ditën e fundit për ish-shefin e tyre dhe, për t’i shpëtuar ndëshkimit, janë pajisur me urdhër të shefit të madh, pra direkt të Presidentit të Republikës, Sali Berisha, me pasaporta diplomatike dhe shërbimi. Madje Kolec Topalli dhe Maxhun Peka, nuk harrojnë që në secilën shkresë të theksojnë; “Me porosi të Presidentit të pajisen me pasaportë…”
Sa për ilustrim po japim vetëm disa emra që morën pasaporta diplomatike: Sali Lusha, ish truproja i Berishës, Rasim Lumeshi, i vrarë 10 vjet më parë, Isamedin dhe Ismet Haxhia, Sadik Çelaj, i akuzuar dhe për vrasjet në protestën e 21 Janarit si gardist etj.
Por radha ishte shumë e madhe dhe thuajse të gjithë përfituan strehim politik si viktima të “rebelimit komunist në Shqipëri”.
Kontigjenti u nda në tre vende të mëdha: Zyrih të Zvicrës, Frankfurt të Gjermanisë dhe në Bruksel.
Këta qytete Europiane u kthyen në qendra nevralgjike të narkotrafikut shqiptar.
Shqiptarët jo vetëm po e trafikonin heroinën nga Afganistani e Turqia drejt Perëndimit, duke u lidhur me Sacra Corona Unita-n apo Ndragheta’n kalabreze.
Por po fuqizoheshin duke mbyllur rrethin luksos së krijimit të një mafie edhe më të madhe se e para.
Deri në vitin 1997, narkotrafiku shqiptar ishte thjesht transportues dhe ndërmjetësues.
Por më pas, mafia shqiptare mori në dorë nga trafikimi, shpërndarja dhe shitja me pakicë, duke siguruar kështu një kapital shumë po shumë të madh parash, të cilat ose vinin në Shqipëri cash, ose përfundonin në kompani ofshorë.
Kjo u bë nën syrin e qeverisë së re socialiste, e cila fitoi pushtetin në qershorin e vitit 1997. Por Kryeprokurori i ri Arben Rakipi, jo vetëm që nuk e hetoi këtë problem por nuk dërgoi asnjë letërporosi apo kërkesë ekstradimi për njerëzit e pajisur me pasaporta diplomatike.
Ndërkohë nën pushtetin socialist u krijuan grupet e rinj të narkomafias si Bandat e tmerrshme të Durrësit që do të futeshin deri në qeverinë e Fatos Nanos, të cilën Sali Berisha do ta quante “Klani i Zemunit”, por edhe në qeverinë e Ilir Metës e me radhë.
Heroina nisi një rrugëtim tjetër, atë nga Greqia, ku doganat e Qafë Botës në Sarandë dhe Tre Urat në Përmet u kthyen si zonat më të fuqishme të trafikut të drogës.
Narkodiplomacia solli edhe një incident me një shtet të Bashkimit Europian si Austria.
Thuajse të gjithë narkodiplomatët kanë ikur nëpërmjet Rinasit dhe stacioni i parë ku qëndronin ishte kryeqyteti austriak, Viena.
Në korrik të vitit 1997, në aeroportin ndërkombëtar të Vienës, ndodhi incidenti.
Nga shpejtësia në shumicën dërrmuese njerëzit që pajiseshin me pasaporta shërbimi nuk kishin kravata për fotografitë që viheshin në pasaportë. Ata bënin fotografi të çastit, ashtu të djersitur, me këmisha të zbërthyera dhe madje dhe me kanotiere e tuta. Kjo shkaktoi një tronditje të vërtetë tek autoritetet e aeroportit të Vienës.
Alarmi shkoi deri në qeverinë austriake, e cila ngriu menjëherë hyrjen pa vizë të shtetasve shqiptarë me pasaporta diplomatike dhe shërbimi sipas një marrëveshje të arritur pak vite më parë.
Kjo ngrirje do të vazhdonte për 10 vjet me radhë nga pala austriake, pra deri në vitin 2007.
Në listë kishte edhe persona të mitur që më vonë u bënë emra të rëndësishëm në PD si Keltis Kruja që është pinjoll i një familje të mirë.
Por megjithatë shumica ishin njerëzit që instaluan narkotrafikun e shitjes me pakicë. Pjësa më e madhe e tyre i përkisnin krahinave nga ku ishin edhe personat që kontrollonin trafikun si përshëmbull nga Tropoja, Berati, Shijaku, Dibra etij, sipas shefave që ndodheshin në Tiranë.
Ndërkaq, në Shqipëri, futja e linjës nga Greqia përshkallëzon luftën mes narkomafias. Plas një betejë aq e përgjakshme sa vriteshin njerëzit nga 3 e 4 çdo ditë.
Madje përveç njerëzve të përfshirë në narkotrafik u vranë edhe kalimtarë të pafajshëm…/Pamfleti