Një debat i ashpër deri në fjalë fyese ka ndodhur ditën e sotme në emisionin “Zona Zero” në Top News.
Nard Ndoka është përplasur me gazetarin Flogert Muça të cilin e akuzoi se po e kalonte debatin në personal.
Ndoka: T’i japim përgjigje asaj akuzës që bëri zotërija se e ktheu në personale. Ai së pari nëse nuk ka informacion duhet ta mësojë. Ose të vendosë një standart që kur vimë ne këtu bëjmë debat jo kështu shigjetime.
Muça: Nuk është personale. Ju keni qenë me Ramën, tani jeni me Berishën. Është fakt. Këtu nuk i hyra në familje. Nuk e akuzoj për asgjë. Thashë vetëm që ka qenë me Ramën e tani del me Berishën, e këto lëvizje të nxjerrin të pamoralshëm.
Ndoka: A mund ta mbyllësh gojën, ta shpjegoj unë. Unë karrierën politike, që ta marrë vesh edhe ai, që mos të hajë m*t herë tjera e kam filluar si kandidat i pavarur.
Muça: M*tin tregoja familjes jo mua. Ky jeni modeli ndaj nuk fitoni kurrë. Ti nuk ke turp se e di mirë kush je. Ndaj s’ju voton askush.
Ikan tani vazhdo me ata të dy!