Skuadra e Napolit si vendas barazoi me rezultat 2:2 me Torinon. Një ndeshje pa motiv për Napolin, e cila ka humbë hapin për titullin e kampionit. Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, si gjithnjë edhe kësaj radhe u paraqit titullar në fanellën e Napolit. Për Napolin shënuan: Mertens (25′), Hamsik (71′) dhe për Torinon: Baselli (55′) e De Silvestri (83′).
Spal si vendas e mundi me 2:0 Beneventon. Tri pikë të arta për Spalin që lufton për ta siguruar ekzistencën, kurse Berat Gjimshiti luajti standard për Beneventon. Paloschi (25′) e Antenucci (83′) shënuan për fitoren e Spalit, e cila tani është në vend të 14-të me 35 pikë, kurse Benevento në fund me 18 sosh