Analisti Mustafa Nano shprehet se rritja e çmimit të naftës është absurde dhe se qeveria duhet të tregohet transparente për faktin se pse u rrit çmimi i karburantit deri në këto shifra të larta.
Nano u shpreh se shteti duhet të na informojë fillimisht sa ton naftë janë futur ose jo që nga fillimi i luftës, për të kuptuar më pas se rritja e çmimeve është bërë në naftë ekzistuese e jo në atë me çmim të ri.
Nuk vlen justifikimi i Ramës që jemi në një ekonomi tregu, ne kemi nevojë për transparencë nga ana e qeverisë. Ne nuk e dimë ende a ka ardhur naftë e re, që nga fillimi i luftës, pra po shfrytëzohet një naftë e cila është blerë me një çmim të caktuar dhe shitet me një çmim të caktuar të rritur.
Qeveria të na tregojë a ka ardh naftë me çmim të ri të tregut, atëherë pse është rritur çmimi, a ka ardhur nafta në Shqipëri para se të niste lufta, nëse jo, si ka ndodh kjo rritje, të ketë transparencë, të na tregohet sa tonë naftë kanë hyrë në 10 ditët e fundit, a kanë hyrë ose jo atëherë çmimi është spekulativ i tëri, dhe shteti duhet të ndërhyjë.