Nga Ardit Rada
Opozita ka rikthyer në Kuvend skenat e disa viteve më parë, kur Edi Paloka shkulte monitorin nga muri dhe kërcënonte se do t’ua hidhte ministrave. Madje këtë herë nuk u munduan kaq shumë, por Bledjon Nallbati i ra me grusht sade Vullnet Sinës. Skenarin e ndoqi sigurisht Flamur Noka dhe Gazment Bardhi që ka hyrë se fundmi në garë se kush do t’i pëlqejë më shumë Sali Berishës në mbrojtje të familjes së këtij të fundit.
Kur një grup deputetësh e ndoqën Gazin për t’u bashkuar me Berishën të gjithë menduam se u gjet formula sesi të bashkohej PD dhe mëkati apo zgjidhja t’i ngelej në adresë atij.
Sot kuptojmë se të gjithë paskan qenë të etur për t’u hedhur mbi tavolina e për të qëlluar me grushte dhe Bardhi s’paska asnjë rol veçse mori përsipër prishjen personale me Lulzim Bashën. Në këto kushte mbase ai s’është i qartë se Doktori s’ka pse t’ia dijë për nder.
Që opozita nuk është gati të marrë pushtetin, kjo dihet që kur në krye shembëllen Sali Berisha dhe më pas njerëzit më të afërt të tij si Flamur Noka, Albana Vokshi, Tritan Shehu etj. Këta pasqyrojnë edhe sesi do të jetë qeveria alternative. Por problemi më urgent është se opozita nuk do të bëjë më as opozitë, e jo më ta ketë seriozisht synimin e pushtetit.
I vetmi që ka treguar ‘pjekuri’ këtë periudhë ‘bashkimi’ është Gazmetn Bardhi. E shemtuar në këtë histori është vetëm pjesa se u paska dashur arrestimi i Jamarbër Malltezit që të shpërthejë Rithemelimi. Asnjë kauzë tjetër s’piu ujë gjithë këto vite për ta bërë deputetin me krah të thyer të kërcejë mbi karrige, apo Gazin e vrasjes në Elbasan të trashë jashtë programi zërin atipik për një burrë.
Bardhi sot duket sikur garon jo vetëm me deputetët besnikë të Berishës, por edhe flet me letër pas séance si Sali Berisha kohët e fundit për dhëndrin nëpër konferenca.
Gazi si Berisha, e Berisha në hall.
Këto janë të vetmet arritje të “bashkimit” dhe na thonë se i bëjnë për shqiptarët…