osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Na ishte njëherë në Durrës fabrika e cigareve “Telat Noga”

Na ishte njëherë në Durrës fabrika e cigareve “Telat Noga”

Përgatiti: Albert Z. ZHOLI

-Rreth 9 vite më parë me agronomin Adem Dauti zhvillova disa intervista se si ishin organizuar ndërmarrjet bujqësore në sistemin monist

Fabrika më e madhe e cigareve të vendit, mbetej ajo e Durrësit e ngritur nga rikonstruksioni i fabrikës së vjetër i “Stamles». Megjithëse ishte një fabrikë e madhe me rreth 250 punëtorë, nga krijimi (1924) dhe deri në Çlirimin e vendit, kishte ende karakterin e një punishtjeje, ku me përjashtim të grirjes dhe prodhimit të cigareve, të gjitha proceset e tjera të punës kryheshin me dorë.

Punëtorët e «Stamles» -it kanë bërë disa greva, kanë qenë pjesëmarrës të demonstratave e të Luftës ANÇ, gjatë së cilës kanë rënë disa dëshmorë, ndërmjet tyre edhe Telat Noga, militant komunist emrin e të cilit mbajti kjo fabrikë pas shtetëzimit më 1945.

Në vitet 50 fabrika u zgjerua dhe u pajis me makineri të reja, u shtua prodhimi dhe më 1957 filloi edhe eksporti i cigareve. Rikonstruksioni i plotë i fabrikës, që përfundoi më 1961, përmirësoi rrënjësisht të gjithë teknologjinë e prodhimit duke mekanizuar dhe automatizuar pjesën më të madhe të proceseve të punës. Më 1966 filloi prodhimi i cigareve me filtër. Në krahasim me v.1938 prodhimi u rrit 57 herë. Ndër cigaret më të njohura ishin: «Arbëria», «DS», «Porti», «Riviera», «Apollonia», «Gent», «Tirana» etj. M’bi 85% e prodhimit eksportohej.

Ku shkuan fabrikat e famshme?

Në vitin 1947 të gjitha fabrikat ekzistuese në Shqipëri u shtetëzuan, shumica u mbyllën, ndërsa më të mëdhave (si S.T.A.M.L.E.S.), iu ndryshua emri dhe u modernizuan. Gjatë regjimit komunist kishte katër fabrika cigaresh që funksiononin në Shqipëri: Fabrika e Tiranës (njohur me emrin “Flora”, e cila u mbyll në vitet 1960), Fabrika e Durrësit, Fabrika e Shkodrës dhe Fabrika e Gjirokastrës.

Fabrika e Tiranës dhe e Gjrokastrës prodhonin cigare për tregun e brendshëm, ndërsa Fabrikat e Durrësit dhe Shkodrës prodhonin cigare edhe për tregun e brendshëm edhe për eksport. Gjatë viteve 1960 Shqipëria nisi të eksportojë cigare në gjithë vendet e Europës Lindore, në veçanti në Hungari, Poloni, Çekosllovaki, dhe Republikën Demokratike Gjermane. Në vitet 1980 shumica e cigareve të prodhuara në Shqipëri eksportoheshin pasi ky ishte një burim i mirë valutor.

Gjatë viteve 1980 Fabrika e cigareve në Durrës nisi prodhimin e disa markave nën liçencën e Bulgartabac (Arda dhe Steuardess) dhe nënshkroi marrëveshje me Monopolin Polak të Cigareve për prodhimin e cigareve “Dukat”, të bëra me duhan polak për t’u eksportuar më pas vetëm në Poloni./Telegraf.al/