osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Na dhanë urdhër t’ju hedhim te Mali me Gropa” – Avokati tregon çfarë i tha piloti në ‘97, kur u arrestua nga Berisha: Si përdhunonin vajzat e kundërshtarëve në PD

“Na dhanë urdhër t’ju hedhim te Mali me Gropa” – Avokati tregon çfarë i tha piloti në ‘97, kur u arrestua nga Berisha: Si përdhunonin vajzat e kundërshtarëve në PD

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV foli për kohën kur u fut në burg nga Sali Berisha. Beqiri rrëfen për gazetaren një histori që i kishte treguar piloti që do i transportonte nga burgu i Bënçës, në atë të Burrelit. Piloti i shkon në zyrë Beqirit në ‘98-ën edhe i tregon se si morën urdhër për ta hedhur atë, bashkë me të burgosurit e tjerë në Malin me Gropa.

“Pas takimit me Kastriot Islamin dhe me Ilir Metën më arrëstoi Berisha. Kisha tre ditë që isha kthyer nga Belgjika në 1998-ën. Bie dera e zyrës, një burrë i madh, i gjatë, me flokë biondë, po qeshte.

Më tha: “Të tregon gjë kjo fytyra ime?”. Të kam parë diku i thashë. Më tregoi që është piloti që më ka marrë nga burgu i Bënçës. “Na urdhëruan që të vinim t’ju merrnim dhe do t’ju hidhnim te Mali me Gropa, të gjithë ju siç ishit në helikopter.” Na shpjegoi gjithë skemën si do të veprohej. Ne pamë debate që po bëheshin mes tyre në helikopter.

Më thotë prapë: “Mbase ke dëgjuar biseda të ashpra në helikopter. U thashë që më mbaroi karburanti dhe u ula te Fusha e Aviacionit për të marrë gjoja karburant dhe aty nuk pranova, që t’ju hidhnim te Mali me Gropa, siç kishim urdhrin.

Pas 4 orësh e ca aty mbas shumë debatesh që u bënë, na thanë që t’ju çonim në burgun e Burrelit. Se çfarë ndryshoi nuk e di, siç nuk e di se nga erdhi urdhri që t’ju çonim në burgun e Burrelit. Po prapë me vinin zëra në radio që më thoshin: “Zbato urdhrin që kishe në fillim se do ta kesh keq për veten tënde. Hidhi këta!”

Unë e mora helikopterin, ju lashë te fusha e sportit dhe ika në Itali me gjithë familjen time.” Ky ishte njeri nga ata dy që u arratisën atëherë nga Shqipëria. E dëbova pilotin. Fola me ministrin e Mbrojtjes Sabit Broka, edhe i thashë çfarë më tha piloti. Ai e verifikoi dhe tha janë të vërteta 100% siç ka thënë ai”, tha Beqiri.

Avokat Beqiri: Si SHIK-u i Berishës drogonte fëmijët e kundërshtarëve politikë në ’97!

Në një rrëfim në vetë të parë për marsin e ‘97-ës, avokat Idajet Beqiri akuzon SHIK-un dhe Sali Berishën se po ndërhynte deri te fëmijët e kundërshtarëve. Beqiri tregoi për gazetaren Rudina Xhunga se si, njerëzit e Berishës merrnin vajza të reja, i dhunonin, përdhunonin, e dërgonin për prostitucion në Itali në ‘97-ën.

“SHIK-u kryente veprat penale të tmerrshme, eliminim edhe me mjete tepër te sofistikuara, por të rrezikshme për një komb, që i futi shërbimi i Gazidedes nën udhëheqjen e Berishës. Ata që ishin kundërshtarë politikë, që kishin mend e kulturë, ata shkuan deri te fëmijët e tyre, duke i marrë, droguar, prostituuar, dhunuar. Kjo ishte Shqipëria e atyre viteve. Deri sa ndodhi Vlora e 1997-ës, jeta ishte një skëterrë e vërtetë sepse kishim fëmijë të vegjël. Rrinte ime shoqe, e mbante për dore vajzën kudo që shkonte.

Pse? Sepse njerëz të tjerë, qoftë edhe politikanë me emër, i merrnin vajzat, i drogonin, i përdhunonin dhe sot e kësaj dite nuk po e marrin veten. Ishin udhëheqës, duke filluar nga Azem Hajdari me shokë. Pylli i Krujës e di çfarë ka parë. Vajza të reja të çdo moshe, përdhunoheshin, merreshin me dhunë. U krijua një situatë e tillë që shqiptarët jo vetëm që nuk e duronin dot, por një pjesë e madhe e tyre vdisnin para kohe, përfundonin në vrasje të vetes. Ishin politikanë këta që i bënin këto gjëra. Deri te kreu që i udhëhiqte.

Hajdari që udhëhiqte lëvizjen e dhjetorit, PD-në, ka bërë krime nga më të shëmtuarat vetë. Hajdari me shokë edhe me njerëz që e rrethonin, ata që i mori nga mbrapa dhe i përdorte si forca speciale Berisha në Presidencë. Kudo që shkonin ata bënin gjëmën. Ndalonin vajza në rrugë edhe kush ishte më e bukura e merrnin. Po mos shkonte tek ata hante plumbin kokës.

Kanë marrë nga shtëpia, ua kanë marrë prindërve nga krevati duke fjetur dhe i kanë bërë prostituta në Itali. Kur kanë parë që kanë rezistuar i kanë vrarë. Nuk janë një e dy janë krime të panumërta, ky është realitet. Hapini dosjet e asaj kohe. Asgjë që ka ndodhur nuk është zhdukur, as harruar. Hetoni, hetoni, hetoni. Mbase jo për të dënuar, por për të dëshmuar”, tha avokati Idajet Beqiri.