Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora preku temën e qëndrimit në çadër të PD për 90 ditë.
Deputeti i opozitës parlamentare, atëherë pjesë e PD, tha se ishte kundër kësaj ideje dhe se gjithçka u bë nga Lulzim Basha për të përfituar më shumë.
Murrizi u shpreh se kreu i PD nuk duhet të kishte kërkuar vendosjen e ministrave teknikë por heqjen e drejtorëve dhe zëvendësimin e tyre me specialistë në sektorët përkatës.
Ai shtoi se Basha nuk i njihte gjysmat e ministrave teknikë, ndërsa tregoi rastin kur një prej tyre e dekonspiroi.
Myslim Murrizi: “Nëse dyshojmë që vjedhjet e votave i bën policia, se kështu ishte preludi i marrëveshjes ti duhet të marrësh atë që komandon në polici. Çfarë i duhej PD, unë kam qenë kundra në atë kohë, çfarë na hynte në punë ne drejtori i legalizimeve, i hipotekës, i AKU-së për çfarë.
Ose kërko ikjen e këtij njeriu të indoktrinuar si enverist drejt policie dhe merr një drejtor policie, merre nga të duash një zyrtar të vjetër që ka qenë sesa merr drejtorin e djathit.
Çfarë e do drejtorin e AKU, AZHBR. Sepse menduan se edhe ata 3 muaj po bëjnë ndonjë lekë sepse është pjesa e pazarit.
Thashë në tavolinë kush drejtori ka lekë, ka hipoteka ka e legalizimit, ajo e kosit, AKU që vendos gjoba, ka kjo tjetra AZHBR dhe i mori këto.
Çfarë i do këto? Pse bëhesh pis? Ti po pretendo të vish në pushtet. The që do fitojmë, do e rrëzojmë, 90 ditë ndejte në çadër, mos e merr, thuaj nuk kam besim tek ky drejtor policie hiqe këtë dhe gjemë një specialist policie me konsensus, drejtor policie teknik s’ke çfarë i do ministrat?
Ministrat teknikë? Nuk ma hanin mua telefonin këta ministrat teknikë të mëdhenj. Demek i kishte vënë Basha gjysmat nuk i njihte. Nuk të hapnin telefonin. Një prej tyre më dekonspiroi.
Një nga këta të fortët që lyhet me sheqet nga surrati që bën si Vandam.
I thuaj që filan kontingjent ka armë në makinë, ka këtë. Ai ia thotë shefi të komisariatit që rrinte me ta.
I thotë më ka thënë Myslim Murrizi kështu kështu.
Po të jetë për këtë i them vetë nuk kam frikë, kam qenë këtu në ’97. Nuk veproi. I mori kot me idenë për të kënaq ca njerëz.”