osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Myftar Lumeshi nuk e beson: Me Bashën kemi qenë miq, gruan i’a kam konsideruar si motër. Si më quajnë mua kriminel?

Myftar Lumeshi nuk e beson: Me Bashën kemi qenë miq, gruan i’a kam konsideruar si motër. Si më quajnë mua kriminel?

Myftar Lumeshi ka folur në një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit”, pas akuzave të rënda të drejtuara ndaj tij, nga Gazment Bardhi.,

Lumeshi tha se nuk i kupton këto akuza dhe shpifje ndaj tij, sepse Bashën e ka patur mik familje dhe e ka ndihmuar në ditët më të këqija.

Myftar Lumeshi: Ashtu si ju unë u habita fare me këtë B9, avion, pije energjike? Habitem nga këto shpifje dhe sajesa që kanë bërë këto ditë, Gaz Bardhi dhe televizioni ABC, që thanë e kemi nga PD.

Ylli Rakipi: Ju jeni njeri që njiheni si mik i afërt i Lulzim Bashës, madje edhe sponsor i tij. Si të quan sot kriminel?

Myftar Lumeshi: Që në vitet 90 jam demokrat i lidhur me PD-në. Kam marrë pjesë në të gjithë fushatat, eventet, ditët më të vështira të PD kur i ka patur. Edhe në kohën e zotit Basha edhe në kohën e Berishës, kam qenë aty. U habita fare për këto, se zotin Basha e kam patur mik.

Ylli Rakipi: Po sponsorizim cfarë i keni bërë?

Myftar Lumeshi: Sic kanë bërë gjithë demokratët për partinë. Kam qenë gati cdo gjë për të bërë që të vijë në pushtet, por zoti Basha nuk e kuptoj përse arriti deri në këtë pikë me mua. Nuk i kam çuar asnjë haber dhe nuk kam komunikuar.

Ylli Rakipi: Ti ke patur marrëdhënie aq të mira, sa në miting ishe në foto me gruan e Lulzim Bashës.

Myftar Lumeshi: E kam konsideruar si motër gruan e Lulzim Bashës. Kam patur konsiderata shumë të larta par familjen e tij, për Lulin, kam marrë pjesë në çdo protestë. Se si kaloi në këtë pike…

Ylli Rakipi: Një mendim patjetër e ke ti, pse kaloi këtu?

Myftar Lumeshi: Halli politik i Bashës nuk duhet të kalojë deri të miqtë, që e kanë mbështetur në ditët më të vështira. Këto ditë nuk është shumë në terezi, është i tronditur. Ato akuza që bëhen janë të pabaza. Nuk kam lidhje me këto, jam biznesmen që në vitet 90′. Thanë person non-grata në Angli, unë shkoj kur të dua në Angli.

Ylli Rakipi: Me Gazin nuk ke ndonjë foto?

Myftar Lumeshi: Me Gazin nuk kam foto se nuk kam preferuar. Nuk më shkon për foto me Gazin.

Arjan Çani: Jam kurioz ta di. Ti Bashën e ke njohur nëpërmjet Berishës. Fakti që Basha të akuzoi, pyetja ime është e thjeshtë. Basha të ka kërkuar ndonjë gjë dhe ti nuk ja ke dhënë? Pra të ka kërkuar gjë konkretisht? Ti je edhe biznesmen, ndoshta e ke ndihmuar edhe partinë.

Myftar Lumeshi: Unë kam qenë gjithnjë në krah të Bashës, i pakursyer sa herë ai ka patur nevojë dhe kam patur marrëdhënie shumë të mirë me të. Pas shtatorit, rreshtimi në krah të Berishës, është kryesorja. Pastaj të tjerat…

Arjan Çani: Pra ka patur edhe gjëra të tjera..

Myftar Lumeshi: Kjo është kryesorja…

Arjan Çani: Të ka kërkuar diçka konkretisht?

Myftar Lumeshi: Ai nuk më ka kërkuar të rreshtohem në krah të tij, se nuk shkoja kurrë te ai.