25 të rinjë, studentë mjekësie në Portugali kanë përformuar në Sarandë, muzikën tradicionale të vendit të të tyre.
Grupi i quajtur “Tuna” me instrumentist dhe këngëtarë mbërriti për herë të parë në Shqipëri, pas një turi në një pjesë të mirë të Europës.
Joao Ramos, instrumentist i grupit ‘Tuna’ deklaroi për Euronews Albania: “Emri i grupit tonë është“ Tuna” e cila është një traditë e filluar 30 vite më parë në Spanjë por që u vazhdua edhe në Portugali, është një grup i përbërë nga studentë të të njëjtit universitet të cilët kanë pasion për muzikën, dhe formojnë këtë grup, ne jemi “ Tuna” e universitetit te mjekësise”
Performacat e vecanta të grupit portugez tërhoqën vëmendjen e qindra pushuesve, që u mblodhëm për të shijuar tingujt e këngëve iberike.
“Mendoj se njerëzit këtu do ta pëlqejnë, ne kemi performuar kudo nëpër botë, njerëzit në Portugali e kuptojnë domethënien por nga eksperienca prej 30 vitesh ne e dimë që njerëzit do ta pëlqejnë muzikën tonë, është energjike, njerëzit kërcejnë me të, do ta shijojnë. Saranda fantastike, ishim edhe neë det më përpara dhe ishte shumë bukur”, deklaroi Dinis Galhardo, pjesë e grupit.
Vizita e parë në Shqipëri u ka lenë mbresa antarëve të grupit, jo vetëm nga mikpritja e publikut por edhe nga bukuritë e vendit.
Turi i grupit muzikor Tuna do të mbyllet në Tiranë me një tjetër performancë në rrugë.
“Plazhet janë fantastike dhe pamjet shumë të bukura, njerëzit janë mikpritës dhe po kalojmë bukur këtu. Është një tur shumë i lezetshëm, ne do të luajmë muzik këtu në shëtitore pastaj do të shkojmë edhe në Tiranë për t’a përmbyllur turin tonë”, tha një pjesëtar tjetër i grupit.
Pedonalja e Sarandës gjatë këtij sezoni turistik u ka servirur pushuesve, nje larmishëri kulturash nga e gjithë bota.