Qeveria shqiptare ka reaguar për herë të parë pas mutacionit të ri të Covid-19 që u shfaq fillimisht në Britaninë e Madhe dhe vuri në alarm të gjithë botën.
Drejtori i komunikimit i kryeministrit Ramës, Endri Fuga shkruan se duhet një vaksinë universale, pasi siç duket, edhe vendet më të fuqishme që kanë mundësi të blejnë aksionet e çdo kompanie që prohon vaksinën aktuale, pas këtij mutacioni, rrezikojnë që i gjithë mundi tu shkojë kot.
Fuga shton se ajo që është e nevojshme në këtë rast është vaksinimi universal, shërndarja e vaksinës në të gjithë botën, në mënyrë që edhe vendet e varfra të mos ngelen pa vaksinuar, e të mos ekzistojë rreziku i shpërndarjes së mutacionit.
“Shpresojmë që mutacioni i ri nuk do ta bëjë Covid-19 rezistent ndaj vaksinës ekzistuese. Por është një kujtesë kundër egoizmit kombëtar. Vendet e fuqishme mund të blejnë të gjithë dozat e vaksinës pa lënë asgjë për pjesën tjetër, por ja që një mutacion i vogël mund ta bëjë të gjithë përpjekjen të padobishme. Vaksinimi universal është një domosdoshmëri,”- shkruan Fuga.