Deputeti Myslim Murrizi ka komentuar koalicionin e Partisë Demokratike, i cili u nënshkrua dy ditë më parë rreth mesnatës. Murrizi nënvizoi faktin se ato firmosën si skutha një nga një natën, në vend që të dilnin të gjithë në një tryezë të përbashkët, duke shtuar se disa prej tyre kanë firmosur që të bëhen drejtorë.
“Nuk janë akuza dhe kundër akuza, shoh 14 veta të rreshtuar dhe që kanë sharë njëri-tjetrin ndër vite me libër shtëpia dhe të shohësh sa janë sharë këta kam menduar se as në xhenaze nuk shkojnë bashkë. Ato janë bashkë, pështirësia është kjo që ju me thoni, pse është bashkuar Idrizi me Dulen.
Unë e kam mik Sali Shehun, por u dekretua nga Topi, dhe është rrëzuar si i papërshtatshëm, si armik nga PD në Kuvend. Basha duhet t’i kërkojë falje, publike jo tek tavolina atyre që ka thirrur dhe që i ka stigmatizuar si tradhtarë, dhe Artur Roshit. Kjo është pafytyrësia e të gjithëve në tërësi. Edhe Bamirit i ka thënë armik, duhet ti kërkojë falje. Së pari këto u bashkuan në 1 prill dhe partia që drejtohej nga Berisha dhe më pas nga Luli u tha aleanca e qelbësirave, tani ky që u tha këtyre aleanca e qelbësirave ka naj çik qebsinllik. Kush është garancia morale, këta që bredhin me lugë në brez me peshqirë për të fshirë buzët. A do të qëndrojnë kështu siç janë sot?!
Ndoka e vonoi firmosjen për punë numrash. Ato mos të firmosnin si skutha një nga një natën, por të dilnin në një tryezë të përbashkët. Fakti që e gjithë opozita ka shkuar rresht për të firmosur për një vend pune, nga ato 14 unë nuk e di si do justifikohet tek vetë shtrati i PD-së, si do tu thotë nëse fal 14 mandate. Në dijeninë time që një pjesë kandidojnë për drejtorë dhe kanë firmosur”, tha Murrizi për Report Tv.