Nënkryetari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Myslim Murrizi ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV mbrëmjen e sotme.
I pyetur lidhur me mënyrën se si e njeh Metën, ai tha se njihet me të që prej dhjetorit të 1990-ës dhe sipas tij presidenti nuk ka ardhur nga Blloku, por nga çizmja dhe “është bërë me zor ai që është bërë.
“E kam njohur që nga dhjetori i 1990-ës. E mbaj mend në grevën e Poliçanit. E njoh personalisht si njeri që nuk ka ardhur nga blloku, ka ardhur nga çizmja dhe është bërë me zor ai që është bërë.
Nuk ka qenë i piketuar derisa prindërit e tij nuk vijnë nga blloku. E mbaj mend në krizën e Kosovës, kam qenë i dërguar nga PD në Kukës ai menaxhonte krizën e të ardhurave të Kosovës”, tha Murrizi.