Deputeti Myslim Murrizi gjatë fjalës së tij ka shpërthyer në akuza ndaj deputetëve të Kuvendit, duke kërkuar hapjen e listave dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi duke iu përgjigjur Murrizit tha se drafti është produkt i një konsultimi të gjerë politik të bërë mes aktorëve dhe faktorëve parlamentarë dhe joparlamentarë dhe është paraqitur në Kuvend brenda orarit zyrtar.
“Kam mbi 15 ditë që ju kam lajmëruar këtu në sallë që komisionit në datë 30 i mbaronte afati i vendosur nga Kuvendi. Unë deklarova që ka pushuar veprimtarinë e tij. Po kjo nuk do të thotë të drejtën ekskluzive të çdo individi deputet në këtë sallë që të paraqesë nismë.
Kështu që nuk ka pse të anatemojmë, deputetët, anëtarë të komisionit të cilët kanë prurë një produkt si rezultat dhe i një konsultimi të gjerë politik të bërë mes aktorëve dhe faktorëve parlamentarë dhe joparlamentarë.
E dyta nuk është paraqitur nisma e tyre as në 12 të natës, por brenda orarit zyrtar në orën 14:00 dhe në protokollin e kuvendit”, deklaroi Ruçi.