Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi akuzoi opozitën jashtë-parlamentare se po punon bashkë me shumicën socialiste kundër hapjes së listave të kandidatëve.
Murrizi tha se “me 11 deputetët që mbështesin grupin e tij parlamentar” do t’i kundërshtojë propozimet e socialistëve për të ndryshuar sërish Kodin Zgjedhor.
Murrizi u shpreh se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim treguan të premten se punojnë bashkë kundër hapjes së listave.
“Në politikë kërkohet sa takat ke dhe është e vështirë që një opozitë me tre grupe parlamentare dhe 13-14 deputetë jashtë këtyre grupeve t’i imponohesh kësaj mazhorance me 75 mandate dhe kur ka ortakë nga krahu tjetër pjesën që ka qenë aty dhe që ka dalë jashtë sistemit… ngjarjet e fundit tregon që janë së bashku,” – tha Murrizi.
Deputeti tha se “bashkëpunimi mes palëve u tregua në mbledhjen e orës 18:00 me përzgjedhjen e kandidatëve për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”.