Kosova ka triumfuar edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, këtë herë 1-3, ndërsa kishte fituar takimin e parë në Prishtinë 2-1, duke u ngjitur për herë të parë në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Ajo që e bën edhe më të bukur këtë fitore është fakti se vendasit kaluan në avantazh që në minutën e dytë, por dardanët gjetën forca dhe përmbysën gjithçka. Heroi i këtij takimi ishte Vedat Murriqi, i cili ishte autor i të tre golave.
Gjiganti i sulmit të Kosovës shënoi golin e barazimit në minutën e 35, ndërsa në minutën e tretë të shtesës shënoi golin e avantazhit.
Në minutën e 69 vendasit mbetën me një lojtar më pak, ndërsa 10 minuta më pas Murriqi e vulosi rezultatin në 1-3 duke i dhënë Kosovës të drejtën që edicionin e ardhshëm të luajë në Ligën B të Nations League.