La Liga spanjolle e futbollit po zhvillon ndeshjet e javës së 24-t. Këtë të dielë gjithçka nisi në orën 14:00, ku Getafe fitoi 3-2 me Celta Vigon. Në 16:15, Mallorca fitoi 2-1 me Rayo Vallecanon, teksa Vedat Muriqi ishte vendimtar me golin në minutën e 90+2. Në 18:30 Sevilla fitoi 1-0 ndaj Atletico Madrid, ndërsa në 21:00 Barcelona luan me Granadan e Uzunit. Beratasi e nis titullar takimin në sulm
Në stadiumin “Son Moix”, Mallorca fitoi 2-1 me Rayo Vallecanon. Vedat Muriqi fitoi duelin e shqiptarëve me Ivan Balliun, teksa sulmuesi i Kosovës i dha tri pikë të tijve në shtesën e ndeshjes. Deçiziv Muriqi që rikthehet me gol pas dëmtimit. Pjesa e parë u mbyll e bardhë, ndërsa Sanchez në të 48 minutë hapi serinë e golave për vendasit. Garcia barazoi në të 76′, para se Vedat Muriqi me kokë nga brenda zonës të shënonte në limitet e sfidës. Vallecano me 24 pikë mban vendin e 14, një pozicion dhe një pikë më shumë se Mallorca.
Në “Sanchez Pizjuan”, Sevilla fitoi 1-0 kundër Atletico Madrid. Dueli i raundit të 24-t në La Liga u vendos nga goli i Romeros që në minutën e 15-të. Një pasim i Ocampos bëri që goditja e sulmuesit të ndalej pas krahëve të Oblak. Paçka rasteve dhe forcës në sulm, të besuarit e Diego Simeones dolën pa pikë nga transferta, duke qenë në vendin e katërt, 13 pikë pas Real Madridit kryesues.