Muli sot mori një letër ndjese nga SHBA për Doktorin.
Në letër thuhej:
“I nderuar zoti Muli!
Po ju shkruaj në emër të Departamentit të Shtetit.
E di që jeni shumë të nxehur me ne, por nuk është faji ynë.
Ne këtu jemi nxituar dhe kemi shpallur Doktorin dhe familjen e tij si persona të padëshirueshëm për korrupsion, minim të demokracisë dhe shantazh ndaj drejtësisë.
Tani e kemi kuptuar që kemi bërë gabim dhe nuk dimë si ta korrigjojmë.
Për këtë duam të bisedojmë me ju si njeri i besuar.
Së pari, duam që Qim Peka të bëjë një shkrim, ku të thotë të vërtetën që ne jemi trembur shumë nga Doktori dhe duam që ai ta mbyllë atë gjyqin në Francë, se do na vërë Franca para dhe nuk dimë ku të futemi.
Së dyti, duam t’i kërkojmë ndjesë Doktorit që mbështetëm Lul Bashën dhe jo Zenin.
Aq më tepër që ai paska dhe një grua inteligjente, që i pëlqeka Amerika dhe hotelet me pesë yje.
Ky gabim nuk na falet.
Së treti, duam që zonja Kokpalari të qetësohet dhe nëse keni mundësi, të bëjmë një marrëveshje me të që të mos angazhohet për fitoren e presidentit Trump më 2024, pasi kjo do vinte në vështirësi të madhe SHBA.
Në një farë mënyre fati i SHBA varet nga Kokpalari dhe mbështetja e saj për presidentin Trump.
Nëse na e bën këtë nder, nuk dimë si të ta shpërblejmë.
Së katërti, duam të sigurojmë Doktorin që në Prokurori nuk do t’i ndodhë asgjë.
Ai mund të hyjë e të dalë sa herë të dojë, pasi kemi dhënë udhëzim që të mos preket.
Bile as për emrat e prindërve të mos preket, se është njeri emocional dhe qan kur ja kujton mamanë.
Së pesti, që ka shumë rëndësi, duam që kur Doktori të vijë në pushtet këtë vit, besojmë nga shtatori, të mos e shpallë person “non grata” Xhorxh Sorosin, se është plak, 97 vjeç, dhe mund të ketë vdekur deri atëherë, por të shpallë djalin e tij.
Kështu merr hak dhe për djalin e tij, që ne na e ka futur Sorosi në liste të zezë pa na pyetur fare.
Sidoqoftë kjo letër duhet të mbetet konfidenciale, që të mos e marrë vesh publiku, se na bie autoriteti po doli për publikun.
Nëse na i rregullon këto shqetësime, ju për ne do ngeleni njeriu më i besuar dhe do të bëjmë prapë ministër të Brendshëm”.