Muli lexoi i tronditur se si Doktori e quajti komplot të ndyrë dhe lobim të turpshëm ndryshimin e një neni në ligjin e sporteve më 2007, i cili pengonte Abin, të merrte klubin Partizani.
Në atë kohë Muli ishte i papunë dhe rinte tek PD, dhe nuk i dinte shumë mirë këto marifetet e qeverisë.
Madje kur u vendos Pango ministër u mërzit se nuk e njihte fare.
I hyri punës dhe zbuloi se ndryshimet i kishte bërë Pango, po ja kishte kërkuar Sandri.
-Si ka mundësi, i tha Lelos, që Doktori ka folur kundër Sandrit kaq keq atëherë?
Ta ketë bërë pa leje Sandri thua, pyeti Lelon?
-Nuk besoj, tha Lelo.
Por që ta detyronte Pangon ta kthente ndryshimin, e shpalli komplot.
Atëherë Pango o do shpallej komplotist, ose do bashkëpunonte.
-E rëndësishme është që Sandri nuk ja ka pas me hile Abit, ka pas hallin e vet, tha Muli.
-Patjër, tha Lelo. Ndaj dhe nuk ja kanë marrë për ters.
Përkundrazi e kanë ndihmuar ta mbarojë deri në fund hallin e tij.
-U tremba kur pashë si ka fol Doktori, tha Muli.
Mendova mos e ka bërë ai Rusmali, se ai u bënte kështu truke këtyre të familjes Berisha.
Por paska qenë pa zarar.
Sandri ka pas një të mirë që i bënte vet këto ndryshimet.
Ulej në kompjuterin e ministrit, e shkruante dhe ja linte gati.
I thoshte bë një VKM tani se më duhet.
Dhe e bënin menjëherë.
-Po pra po, tha Lelo.
Të paktën po del djalë i besës, po e mbron Doktorin çdo natë në emisione.
Se dhe mund ta mohonte nderin.