Pas debateve të forta sot paradite, Muli vendosi të pijë njëherë kafe me Gimçen e kullës.
Ai është personi kyç për kullën.
Natën ri me Zenin se janë komshi tek vila, ditën me Ramën dhe është i informuar.
-Si do vej ky hall, i tha Muli?
Janë tërbuar demokratët nga kjo punë e kullës.
-Po çe rruan o byrazer atë byth..in dëgjon ti o.
Po rri bre pse merakosesh. Isha tek Rama, fola me Ramën, i thashë po ç’është ky muhabet o byrazer se i thashë dhe Zenit, e shikon ça bën o, më tha Zeni, po ça të bëjmë, është faji i Ramës që nuk ua mbledh, të mijte nuk po flasin.
Po s’bëhet kështu o byrazer, po duhet pak rregull, i thashë Ramës, më tha Zeni duhet pak rregull, pastaj i thashë Zenit më tha Rama s’kam çu bëj gazetarëve unë, më tha Zeni thuaj Ramës këto mos mi thuaj mua, pastaj më tha Rama i thuaj Zenit ç’punë kam unë me derdimenët e shtypit….
Po ça të them o byrazer, më doli fryma.
Ngela në vapë këtë, familja pret në Nisë, jahti ka dy javë s’ka dalë në det, maces së vogël i ka dalë një sëmundje tek thonjtë dhe qan tërë natën, të la pa gjumë o byrazer. Ça të them.
-Ore, ça do bëjmë për këtë kullën them?
-Po për kullën o po flas. Ngela duke i sqaruar gjërat.
Po le bre byrazer se ja fusin pordhës për Zenin.
Zenin e kam si vëlla, budalla jam unë t’i lëmë në emër të Zenit letrat, nuk i di hallet unë o.
Po vetëm Shtufin mbaje pak afër, se ai ngaqë pyet Zenin për çdo gjë dhe mund t’i ikë ndonjë llaf, po mos e ça kokën o byrazer se nuk pjerdhim për kata lapangjozët ne.
-Po çfarë do bëjmë për kullën, si t’i sqarojmë demokratët që je ti me Shtufin, dhe jo Zeni?
-Po sqaroi bre byrazer, thuaj dhe vilat i kemi të ndara, po të ishim bashkë do t’i merrnim të ngjitura me një mur.
Ç’të të them tjetër, ja këto gjëra janë.