Ish-deputeti i PD, Flamur Noka thotë se krijimi i Partisë Bindja Demokratike nuk do të tkurrë votën e PD.
Noka tha se kjo është një partizë e krijuar në kuzhinën e Ramës.
“Të jeni të sigurt që çdo partizë që krijohet në kuzhinën e Rilindjes me kryekuzhinier Edi Ramën do të ketë të njëjtin fund që kanë pasur të gjitha ato që janë krijuar nga pushteti.
Jeni dëshmitar i shumë partizave që janë krijuar gjatë kohës që PD ka qenë në opozitë, në opozitën e parë.
E gjitha është krijesë e vetëm një njeriu, është krijesë e Edi Ramës dhe Rilindjes, ndaj fundi dihet.
PD ka kaluar shumë situata të tilla, pushteti i majtë ka krijuar shumë situata të tilla për të përçarë.
Të jeni të sigurt që siç i ka qëndruar PD situatave në 20 e ca vite do të vazhdojë.
Sot është më e fortë se kurrë. Në sondazhe PD ka mbështetjen më të madhe në histori. Në vazhdojmë të sigurt.
Rama mund të krijojë partiza, por nuk mund dhe nuk do të ndalojë PD në rrugën që ka nisur për të përmbysur regjimin autokratik”, tha Noka në Ora News.