Shumë demokratë të Lushnjës janë ndjerë të mërzitur sot pasi Muli kishte nxjerrë për të pritur Doktorin në Lushnjë deputetin e Fierit.
Kjo krijonte nervozizëm, pasi dukej sikur Lushnjës i kishin mbaruar burrat.
-Ne kemi Tritan Shehun që nuk u tremb më ‘97 nga Lushnja, dhe jo sot, i tha një demokrat.
Pas kësaj, Muli bëri një sqarim më të hollësishëm për demokratët:
“Të dashur demokratë!
Ideja që në Lushnjë, Doktorin duhet ta priste Luan Baçi, nuk ka të bëjë thjesht me preferencat e mia për Luanin.
Unë dhe Luani jemi të dënuar politik të Lul Bashës, pasi jemi të dy të shkarkuar dhe kjo Foltore synon që të nxjerrë në pah, persekutimin politik të Lul Bashës kundrejt kuadrove të PD.
Siç po shikohet, ky persekutim po shtrihet dhe tek Forumi Rinor.
Është kjo arsyeja që përzgjodha Luanin dhe jo Tritanin.
Tritani është njeri i orëve të vështira, kur vendi thërret për luftë, pasi ai ka qetësinë e duhur për tu futur mes turmave pa ju trembur syri dhe të bashkëbisedojë me ta, siç bashkëbisedoi me popullin e Lushnjës më 1997.
Ata që thonë se unë nuk e nxorra Tritanin se dikush do t’i kujtotne preshin në Lushnjë gabohen rëndë.
Preshi në Lushnjë është simbol i varfërisë dhe jo i trimërisë.
Ata që kërcënojnë me preshin, ta dinë mirë se ne nuk i trembemi atij.
As Tritani dhe askush tjetër nuk e neglizhon detyrën që i caktojmë ne nëse e kërkon Doktori.
Sot e shmangëm se duhet të promovonim viktimat e Lulit dhe jo viktimat e bandave të 97”.