Pas vizitës së të dërguarit special të SHBA për Ballkanin në Tiranë, Muli bëri një njoftim për shtyp, ku njofton pse Doktori refuzoi të takojë Eskobarin:
“Të dashur demokratë!
Sot Doktori ka refuzuar një takim me të dërguarin special të SHBA në Tiranë.
Arsyet janë të shumta.
Asryeja e parë është provokimi i SHBA.
Shqipëria është në luftë me qeverinë e drogës dhe krimit të Edi Ramës dhe SHBA për të provokuar shqiptarët dërgon si përfaqësues të saj një njeri me emrin Eskobar.
Kushdo që ka parë seritë e Netflixit për Eskobarin, e di mirë çdo të thotë kjo simbolikë.
Kjo është një tallje e madhe me opozitën shqiptare dhe një mbështetje për qeverinë e drogës dhe krimit të Edi Ramës.
Arsyeja e dytë është se zoti Eskobar paska thënë që “Foltorja” e Doktorit bëhet në stadium, pasi është i vetmi vend ku demokratët mund të hanë bar këto ditë.
Ky është një provokim i shëmtuar, që me siguri ja ka futur në vesh ambasadorja në Tiranë.
Ajo është e fiksuar që ne duhet të hamë bar.
Por ne do rrimë në shkallë dhe nuk do prekim ansjë fije bari.
Aq më tepër që është shi.
Arsyeja e tretë dhe më e rëndësishme që Doktori nuk e priti, është se ai shkoi në fillim tek Lul Basha dhe e ftoi atë në Uashington.
Si mund ta bëjë ai këtë në mes të një gare, ku njërin e ndalon të shkojë në Uashington e tjetrin e fton.
Atëhere ne vendosëm reciprocitetin dhe morëm vendim të mos e ftojmë Eskobarin për kafe.
Ai erdhi dhe iku pa pirë kafe me Doktorin dhe zonjën Karo.
Tani ka për t’u lutur gjithë jetën, por po nuk kërkoi falje Doktori s’ka për ta pritur kurrë.
As atë, as Blinken, bile as Bidenin”.