Home / Antena / Muli shpjegon pse arrestimi i Taçit synon të frikësojë teta Lilin
Muli shpjegon pse arrestimi i Taçit synon të frikësojë teta Lilin
Posted on 12 Nëntor, 2021 20:02 by b m in Antena
Share this…
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedInPin on Pinterest
Vendimi i sotëm i SPAK për të arrestuar dy bashkëpunëtorë të Rezart Taçit dhe ta shpallte atë në kërkim e ka shqetësuar shumë Mulin.
Pas hapjes së gjyqit kundër Mediut, që synon të trembë Zenin, hapja e gjyqit kundër donatorëve të teta Lilit është përpjekja e dytë e Edi Ramës dhe pengut të tij për të shantazhuar teta Lilin.
Për këtë Muli, u bëri një thirrje demokratëve:
“Të dashur demokratë!
Sot Edvin Rama ka kryer sulmin e dytë kundër familjes së Doktorit, duke sulmuar biznesmenin e ndershëm Rezart Taçi, për shkak se ai ka qenë donator i teta Lilit.
Ky sulm është një aksion i ndyrë, pasi synon të shantazhojë një grua zonjë, e cila nuk kërkonte kurrë lekë nga shteti dhe Qeveria, por vetëm nga biznesmenët.
Dhe atyre nuk u vinte asnjë detyrim.
Thjesht u dërgonte një ftesë nga Drejtoria e Tatimeve për të marrë pjesë në ankandet e saj dhe biznesmenët vinin vetë.
Bile shumë prej tyre blinin piktura shumë të shtrenjta, pastaj i harronin dhe nuk i merrnin, dhe ajo detyrohej t’i shiste për së dyti e për së treti në disa raste.
Sulmi ndaj teta Lilit është njësoj si sulmi i komunistëve dikur ndaj Nënë Terezës.
Ajo është një njeri i shenjtë, që paratë që mblidhte i përdorte për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Arrestimet e sotme të SPAK synojnë të detyrojnë të arrestuarit, të thonë se kanë qenë donatorë të teta Lilit.
Por Foltorja nuk shantazhohet nga këto gjëra.
Ajo do vazhdojë përpara deri në triumfin e saj të plotë”.