Me qëllim që policia të mos merrte vesh planin e Mulit për mosbindje civile, ai i pajisi sot drejtuesit kryesorë me një fletë me kode ku tregonte planin e veprimit.
Kështu, për të maskuar protagonistët, emërtimet u vunë si të lëvizjes partizane.
-Çeta e Pezës do vijë nga rruga e Kavajës.
Çeta e Skraparit nga stadiumi Dinamo.
Brigada e parë në qendër tek SHQUPI.
Bazi i Canës do sulmojë nga Zogu i zi.
Në fund do mblidhemi në sheshin Skënderbej.
-Po këtë Bazin e Canës pse e keni fut kot, tha Gjekmarkaj?
T’i kishim vënë të gjithë komunistë, se duket sikur ne të veriut jemi reaksionarë.
-E kemi futur si nacionalist ne Konferencën e Pezes.
Po mirë e ndryshojmë, tha Muli.
E bëjmë çeta e Hashi Lleshit.
-Po shumë mire, se kështu nuk biem në sy.
-Tani sipas zakonit, çeta e Pezës ka të drejtë të bëjë plaçkitje, se Bab Myslymi kishte dorë.
Çeta e Skraparit, duhet të kufizohet vetëm në veshëmbathje në dyqane.
Ceta e Haxhi Lleshit, në rrëmbim makinash, se kanë rrugë të largët për të bërë.
Mallin ta fshehin tek zyrat e Çim Pekes.
Brigada e Parë duhet të ruajë seriozitetin se del nga selia e SHQUP.
-Dakord, tha Lelo. Po shkoi keq themi që ishin partizanë, por po fituam si të themi para demokratëve kur të na thonë pse u maskuat si partizanë?
-Po fituam s’ka kush na kërkon llogari, tha Muli.
Po të kalojmë këtë hall që na ka zënë njëherë.