Pas njoftimit të Partisë Demokratike se më 19 shkurt do të bëhen zgjedhjet sipas parimit “Një anëtar një votë” për kreun e gruas demokrate, që do të zëvendësojw Albanën që është shkarkuar, Muli mori një vendim të menjëhershëm, që e bëri publik:
“Të dashur demokratë!
Sot PD e vulës ka njoftuar se do bëjw zgjedhje më 19 shkurt, për të zgjedhur kryetaren e gruas.
Sa për dijeni, PD e ka kryetaren e gruas, dhe ajo është Albana.
Ata që e kanë shkarkuar, janë shkarkuar për vete.
Sidoqoftë, për t’u treguar atyre se vendimet i marrim vetw, unë shpall datën 14 shkurt ditën e zgjedhjes së kryetares së gruas së PD.
Po e zgjedh për disa arsye.
Së pari, 14 shkurti është dita e të dashuruarëve dhe me këtë rast demorkatët do zgjedhin gruan që duhet në krye të PD.
Ata do vendosin me zemër për atë që duhet të jetë në krye të grave.
Së dyti, gratë më 14 shkurt bëhen njerëz më të mirë dhe mund të zgjedhin pa pasur xhelozi për shoqet e tyre.
Dhe në këtë rast Albana është e favorizuar.
Por dhe burrat demokratë atë ditë janë më të arsyeshëm dhe duke qenë se Albana është beqare, ata mund të jenë më të motivuar.
Por mbi të gjitha e zgjodha datën 14, që ta bëjmë fakt të kryer para 19 shkurtit, se PD e ka kryetaren e saj të gruas.
Ndaj ju ftoj të dashur demokratë, të mobilizoheni më 14 shkurt dhe t’ia jepni Albanës.
Kjo është rruga e duhur për fitoren tonë mbi regjimin e Lul Bashës.”