osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Muli shoqëron Doktorin tek qeli e Salianjit

Muli shoqëron Doktorin tek qeli e Salianjit

Muli po priste sot me padurim vizitën e Doktorit në qelinë e Salianjit në Fier. Vizita ishte shumë emocionuese. Gardiani që i hapi derën Doktorit ishte një socialist i tërbuar. Sa e pa Doktorin, filloi të shante Ulsiun.

– Ky legen, – tha, – e sjell Berishën pa pranga, kurse socialistët i sjell me pranga.

Pastaj ndërhyri Muli:

– Kemi ardhur të nxjerrim Salianjin nga burgu, jo të hyjmë vetë, – i tha. – Ti i ke ditët e numëruara pas 11 majit.

Gardiani i ktheu kurrizin dhe nuk foli.

Sa hynë brenda në qeli, Salianji u ngrit në këmbë dhe iu hodh në qafë:

– S’e prisja kurrë të vinte kjo ditë, Doktor, – i tha. – E kisha menduar 100 herë nëse banda e Sorosit do të fuste ty në burg, se si do ia bëja të të takoja, por që do vije të më takoje ti, s’më kishte shkuar mendja kurrë.

– Duhet me qëndrue, – i tha Doktori. – Të kam sjellë librin e Lelos me poezi, ke dhe një poezi për mua aty. E ke për kohë të lirë. Ke dhe një libër tjetër që flet për narkodiktaturën e Evropës. Duhet me i studiue.

– Faleminderit, – i tha Salianji dhe iu mbushën sytë me lot.

– Si po shkojnë punët jashtë, Doktor? A po burgoset ky Veliaj? Kam parë Belon që po lufton.

– Me thënë të drejtën, ti e kupton vetë tani: po të ishte Belo në rregull, nuk vija tek ty sot. Por atij duhet me i dhënë një mesazh. O duhet të luftojë, o të ikë.

– Ja sa të dal unë, Doktor, se dhe pak muaj mbetën dhe ka për ta parë ai.

– Këtu kushtet si janë?

– Po mirë janë, me thënë të drejtën. Dhoma më vete. Kam krijuar një seksion të PD me këta çunat këtu ngjitur. Janë të gatshëm të gjithë të luftojnë. Disa janë me burg të përjetshëm, s’kanë çfarë humbasin. Dhe këta socialistët që janë këtu janë me mua. Kështu që nuk është keq.

– Kot po pyes, po ecje ku bën ti?

– Kemi oborrin e ajrosjes. Bëj ca ecje.

– Se atë e kam problem. Po ushqimi mirë?

– Mua më sjellin nga jashtë se s’kam besim. Duan të më helmojnë.

Këta prisnin të vinte dhe Ilir Meta, po ai s’ka pranuar. Tani thonë që do vish ti. Por ua kam bërë të qartë: më parë digjet burgu se hyn ai burrë brenda.

– Patjetër o zotëri. Si mund t’i dorëzoj kokën në tepsi Edi Ramës? Sidoqoftë, kushtet nuk qenkan keq.

-Jo jo mirë janë mosmkinfrikë i tha Salianji