Muli sot veçoi vajin e një malësori tek sokaku i të marrëve për Doktorin. Ja tregoi Lelos para se ta bënte publike.
-Njerëzit që do ta dëgjojnë do të thonë se ky qenka si vajtimi i Mujit, tha Lelo
– Po jo o zotëri, nuk është vajtimi i Mulit, është i atij zotërisë, tha Muli.
-Thashë Muji, jo Muli, tha Lelo.
-Prej Tropoje është ky Muji, tha Muli?
-Lere se është punë librash, tha Lelo, po vajtimi qenka i mirë. Mund ta publikojmë.
Ja vajtimi malësorit.
Heu o Doktor o du me thënë dy fjalë.
Ku na e gjete mor atë djallë…
Atë djallë atë bukëshkalë o
Caj Lul Basha ka dash me na kallë
Ka dash me na kall ka dash me na mbyt
O tek selia në kat të dytë
Më 8 janar oi kur ja bëmë benë
Ai tregoi që është bespremë
Na hodh gaz e na hodh bomba
Dhe vet kurrë s’doli nga dhoma
S’doli nga dhoma, se kish Ed Ramën
I ka dhanë pare i ka dhënë zemën
Ka marr prona ka marrë dollar
Me demokratë o ka ba pazar
Ka marr shpia e ka marrë troje
Na ka lënë me gishtë në gojë
Ti qëndrove si hero
Se pallate ti nuk do
Nuk do pallate e nuk do kulla
Se ky vend ka lindur burra
Tashë që Rama dot s’të kapi
Të ka vënë në arrest SPAKI
SPAKI ty të ka ndalue,
Krejt fisi më është idhnue
Jemi fis o demokrat
2500 vota kemi ngat
Ku t’i çojmë e kujt t’ia japim
Tani kemi armik SPAK-in
Tani SPAK-in kemi armik
Që ty don me të telendis
Për çdo ditë numëron pllakat
Nuk dorëzohesh nga shtrëngatat
Numëron pllakat në tarracë
Për me tregu se je racë
Se ja racë demokrati
Plast armiku nga inati