Medi Malkaj është protestuesi i parë që plotëson pikët maksimale për tu bërë deputet. Pas braktisjes së rrugicës dhe protestës para Bashkisë, Malkaj, ka rënë në sy si protestues i rregullt dhe pse ka qenë në spital.
Ai nuk është rekrutuar nga doktorët e Edi Ramës por ka dal i pastër si demokrat.
-Unë mendoj ta shpallim këtë Malkaj kandidat për deputet të parin e listës për Tiranë që tani tha Muli. Kjo do të nxis garën dhe do ti kesh të gjithë kandidatët tek rrugica.
-Shumë mirë tha Lelo, por dhe këtu duhet deklaruar që lista është e hapur. Nëse të tjerët tani e tutje vijnë më shumë se Malkaj ti zënë atij vendin.
Vetëm kështu ka garë.
-Kjo është ide e mirë tha Muli se nuk na akuzojnë dot për mbylljen e listave. Themi i kemi hap listat në primare. Primaret bëhen tek rrugica. tek rrugica fiton kush vjen përditë ose dy herë dita. Kjo është gara e vërtet.
-Po tha Lelo. Me këtë kompensojmë mbylljen e listës për pjesën e parë deri tek 30 për qindëshi. Kështu do themi Mediu e meriton futjen në listë të sigurt se ka bërë stazhin tek rrugica. Ky do jetë stimul i paparë. Ke për të parë Genc Pollon të ngjitet me litar në penxheren e Doktorit ta puthi.
-Ide brialnte tha Muli. Duhet të veprojmë sh muaj do shpallim depuetin e ri që e ka merituar. Kështu gjithë muaji do jet garë.