Deklarata e Doktorit e bërë sot në konferencë shtypi se “nuk e lëshojmë PD”, e vuri në siklet Mulin.
Tani bashkë me Lelon duhet të bëjnë gati planin si do shkojnë zhvillimet e reja në shtator në Parlament.
-Deri tani kemi katër grupe opozitare, i tha Lelo.
Grupi i Doktorit, grupi i Lulit, grupi i Gazit dhe grupi i Dash Shehit me Gon Dukën.
Të gjithë janë afërsisht njësoj me numra.
Me letra PD quhet Luli, me vota jemi ne, me histori është Dashi, me qejf është Gaz Bardhi.
Nuk di se si do shkojë kjo punë.
-Ai burri e bëri të qartë që nuk e lëshojmë PD, tha Muli.
Duhet t’i marrim Lulit, PD-në.
-Ai i ka dhjetë deputetë, nuk kemi çi marrim më shumë.
Vulën mund ta bëjmë dhe ne, nuk është problem, por gjykata ja ka dhënë atij.
Ai do jetë në fletë votimi, në llogari bankare.
-Jo, e ke gabim. Vulën mund ta marrë Luli, por lekët i ka Gazi.
Dhe Gazi na i ka dhënë ne deri tani.
Kështu që Luli se ka aq lehtë.
Duhet një strategji që ne të bashkohemi të gjitha grupet dhe ta lëmë vetëm atë, tha Muli.
-E kemi pak të vështirë, tha Lelo, pasi ai ka shpikur këtë vetingun e politikës.
Dhe këta të tjerët kanë turp të bëhen me ne, se gjoja jemi kundër vetingut të politikës.
-Puna është që ai ka vendet në Komisionin e reformës zgjedhore, tha Muli, dhe i fut një marrëveshje me Ramën dhe e bëjnë ligjin si ta duan ata.
Ndaj duhet të bashkohemi që mos ta lëmë Ramën të hyjë në zgjedhje vitin që vjen pa lejen tonë.
-Po pra. Këtë kam menduar, tha Lelo.
E vetmja gjë që na bashkon të gjitha grupeve është të mos hyjmë në zgjedhje.
Mbi këtë bazë duhet ët bashkohemi për të rrëzuar qeverinë.