Muli ka përshëndetur sot Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, i cili arriti të mposhtë një komplot të organizuar nga Donald Lu, për të rrëzuar qeverinë e tij.
Në letrën përshëndetëse në emër të Doktorit Muli shkruan.
I dashur Kryeminsitër!
Mësuam me indinjatë të thellë përpjekjet e zëvendëssekretarit të Shtetit Donald Lu, për një komplot kundër jush. Lajmi se ju ja dolët të fitonit kundër tij është një lajm i mirë për mbarë njerëzimin.
E njohim mirë atë komplotistë.
Në Shqipëri në vitin 2016, pati vënë në resht qeverinë dhe opozitën dhe votuan me 140 vota një reformë në drejtësi që të kishte në dorë gjykatësit dhe prokurorët dhe të na fuste në burg.
Falë zotësisë së Presidentit Meta dhe liderit tonë historik Doktorit, ne arritëm ta sabotojmë këtë komplot të tij dhe ta mbrojmë drejtësinë duke e mbajtur ende nën kontroll.
Nëse fatkeqësia do kishte shkuar deri në fund, sot dhe ne do ishim viktima të këtij komploti.
Lajmi se ju e mposhtët atë komplot, na gëzon shumë, dhe na jep besim tek aleanca jonë me ju dhe gjithë viktimat e komploteve amerikane në botë.
Fatkeqësisht kundër nesh ka pasur komplote nga gjithë ambasadorët amerikanë, prej vitit 1994 e deri më sot. Ne u kemi rezistuar atyre për 28 vite duke i pasur kundërshtarë dhe sa të kemi Doktorin do tu rezistojmë. Por rrugës kemi pasur dhe viktimat tona, dhe njerëz që na kanë tradhtuar dhe janë bërë me armiqtë. Një të tillë sapo e kemi ndëshkuar këtë muaj.
Shpresoj që dhe t’i të marrësh masa të ashpra andaj tradhtarëve.
Në emër të Doktorit të dërgoj përshëndetje të zjarrta.