Një ditë pas sulmit ndaj Dumanit, Muli u thirr nga Doktori.
-Të përgëzoj për atë betejë të pashembullt, i tha.
Ja ngecët fjalët në fyt. Duhet me i përshëndet gjithë ata luftëtarë që morën pjesë në atë betejë.
-Do t’ua përcjell, i tha Muli i emocionuar.
Madje do t’u jap dhe disa certifikata mirënjohje.
-Duhet me i nderu, tha Doktori. Kanë qenë heronjtë e kombit.
Pas kësaj Muli u kthye në seli dhe thirri Lelon të diskutonin për dekoratat që duhet t’iu ndanin.
-Tritanin mendoj ta dekorojmë për besnikëri të lartë, tha Muli.
Çfarë mund t’i japim si simbol?
-Po mendoj t’i japim një statujë qeni, tha Lelo, se qeni është kafshë besnike.
-Shumë mire, tha Muli.
Albanën them ta dekorojmë për motivuese të grupit pro Doktorit.
Çfarë simboli t’i dhurojmë?
-Po duhet gjetur kush është një gjë që simbolizon energjinë për burrat në moshë, tha Lelo.
Mund të jetë dhe një foto viagre, por merret ters.
-Jo jo, tha Muli. Duhet diçka që simbolizon fuqinë.
Mushka më duket më e mira.
Ne mushkën kemi pas në fshat kafshën më të fortë femër.
-E shumë mire, tha Lelo.
-Këtë Gaz Bardhin duhet ta dekorojmë për mbështetje inteligjente për Doktorin.
Mendoj t’i japim një foto me dhelpër, tha Muli.
-Po, dakord jam, tha Lelo.
-Po këtë Inën, me çfarë ta dekorojmë, se dhe ajo ishte aktive, tha Muli?
-Mendoj që me një foto dhie, i shkon, tha Lelo.
Se është dhe aktive, dhe e vendosur.
-Na ka ngel dhe ky Paloka, tha Muli.
Ça motivacioni t’i gjejmë?
-Sajoje si të duash, i tha Lelo, por një foto gomari bën punë.