20 Shkurtin Muli e shikon si një rast dhe pë rtë testuar reflektimin e besëprerëve që po kthehen në selinë e SHQUP.
I kërkoi Lelos një ide se si mund ta bëjmë që atë të japin prova atë ditë se kanë reflektuar.
-Kam një ide tha Lelo. Të marrim listën e gjithë atyre që janë kthyer dhe it nxjerrim para njerëzve të flasin.
Natyrisht ata do hezitojnë. Por në fillim ua heq turpin Bardhi. Del e flet ai dhe thotë diçka të tillë: “Më 20 shkurt të vitit 1991 në u përulëm dhe u ramë në gjunjë studentëve që rrëzuan Diktatorin, kurse sot i biem në gjunjë dhe i kërkojmë falje Sali Berishës, që e për një moment na u errën sytë dhe na gënjeu mendja që mund të bënim dhe rolin e tij.
Sot ai është në maj të penxheres dhe fal gabimeve tona që u betohem se nuk do ti përsërisim më kurrë.”
Kjo do të shkaktojë duartrokitje të forta dhe mbështetje dhe kështu do inkurajohen dhe të tjerët të flasin nën këtë frymë. Secili do kërkojë të thotë një gjë më të fort se tjetri për Doktorin. Kështu gjithçka do shkojë shumë mirë.
-Kjo është gjë e mirë tha Muli. Kështu dhe ata e shikojnë që nuk kanë nga e dredhin më se do kenë punë me demokratët e vendosur pastaj.
Bile unë them tua përgatisim fjalën vet të gjithëve tha Muli.
-Edhe atë e bëjmë tha Lelo por puna është se disa nuk e kuptojnë atë që lexojnë dhe është kollaj, por disa dhe e kuptojnë dhe mund të refuzojnë.
Ska problem tha Muli provë është dhe ajo. Mos të na ikin pa dhënë prova.