Sot Muli vendosi të nisë një fushatë të re, paralelisht me fushatën për zbimin e Lulit nga selia.
Ideja është që nëse Luli nuk dorëzohet deri afër zgjedhjeve, Doktori të ketë gati një parti tjetër, por që të jetë e njëjtë me PD.
Për këtë, ideja më e mirë është krijimi i idesë se Doktori është ndër themeluesit e PD.
Për këtë sot nisi fushata PD91, e cila synon që Doktori të shkojë në çdo qytet të Shqipërisë dhe të festojë ditën kur është themeluar PD.
Meqë Doktori është bërë kryetar i PD më 91, kjo simbolikë shkon shumë.
Sot e filluan nga Durrësi.
Edhe pse në sallë nuk kishte shumë themelues, pasi në vite janë rralluar, Doktori arriti të krijojë entuziasëm dhe të nisë kështu fushatën e tij të dytë pas Foltores, që do quhet “Fushata PD91”.
Kjo fushatë do të synojë që qytet më qytet të Shqipërisë, të bëjë për vete ish- themeluesit e PD dhe të firmosin së bashku një peticion që t’i çohet gjykatës, ku të thuhet që Basha nuk ka asgjë të përbashkët me të, as vulën as siglën as idetë.
Ndaj PD u takon atyre.
Nëse gjykata vendos që i takon Bashës, pastaj ata do mbajnë si sigël PD91.
Kjo është një përpjekje serioze për të qenë gati në rast se Basha tenton t’i lërë jashtë zgjedhjeve të radhës.
Duke u rregjistruar me siglën PD91, elektorati është më i qartë se ku ndryshon PD91 nga PD2021.
Slogani i PD91 do të jetë “E shkuara është e ardhmja jonë”.
Sigla do jetë ajo e vitit 1991. Dhe vula zyrtare e PD po ajo.
Edhe kryetar po ai që ka qenë më 1991.
Elektorati do synohet të jetë i ri, nga ata që nuk e kanë njohur Doktorin.