Ceremonia e presidentit Trump ishte një rast i mirë për Mulin që të tregonte epërsinë e PD-së.
Duke qenë se Belo i kishte mbushur mendjen që ishte në kontakt të përditshëm me stafin e Shtëpisë së Bardhë, Muli po mendonte se do të kishte sherr në PD për numrin e ftesave në ceremoni, edhe pse ato mund t’i blesh lirshëm në internet.
Por Belo, jo vetëm që nuk u çoi asnjë ftesë të tjerëve, por siguroi një biletë për vete dhe nuk pati fuqi as të ndalonte ambasadorin e Shqipërisë në Uashington që të shkonte.
Edhe një përpjekje që u bë ta ndalonin me KQZ dështoi.
Kjo e mërziti shumë Mulin.
Ai thirri Lelon për të diskutuar si mund ta menaxhonin këtë punë.
-Duhet të hapim fjalë që na erdhën 30 ftesa, por nuk pranuam të shkojmë, tha Lelo.
-Nuk mund të shkojmë në SHBA pa hequr Trumpi ‘non grata’ për Doktorin. Është shenjë solidariteti me të.
Kështu do bëhet problem në SHBA.
Do pyesin pse mungoi Muli, Lelo, Belo etj, dhe do marrin përgjigjen:
“Zotërinj, pa hequr ‘non grata’, ne nuk shkelim në Shtëpinë e Bardhë.”
Kjo do t’i detyrojë ta vënë atë në axhendë prioritare dhe do fitojmë më shumë.
-Shumë bukur, tha Muli. Këtë duhet ta shpërndajmë.
Po për këtë Edi Ramën çfarë të themi?
-Është shumë e lehtë, tha Lelo.
Do themi që Trumpi i ka thënë dhëndrit të mos i përzihet në punët e Shtëpisë së Bardhë.
“Jam unë zot këtu, nuk më komandon dot ti”, dhe ia ka grisur ftesën.
-Shumë e bukur kjo, tha Muli.
-Kështu jemi edhe më të sigurt, çfarëdo që të ndodhë, vazhdoi Lelo.
o nuk e hoqën ‘non grata’, as ne nuk shkelim në Shtëpinë e Bardhë.
Le ta mbajnë ata përgjegjësinë pastaj po humbëm zgjedhjet. Ne nuk kemi faj.