ajmi se Zelenski ka bërë një marrëveshje me Edi Ramën për të prodhuar së bashku armë në Shqipëri për luftën në Ukrainë, e ka tronditur Mulin.
Kjo ju duk si një komplot afatgjatë i Ramës kundër Zenit, meqë ai është marrë me industrinë ushtarake.
Akoma më provokuese ju duk thirrja e Niko Peleshit, që kërkonte që biznesmenët shqiptarë të kthejnë sytë nga biznesi i mbrojtjes.
-Mu duk shumë cinike, i tha Muli, Lelos.
E ka të gjithë kundër Zenit.
-Nuk është tamam ashtu, tha Lelo.
Zeni ka qenë i specializuar në shkatërrimin e municioneve dhe armëve të ushtrisë, kurse ky po kërkon të prodhojë.
Në një farë mënyre më duket në një vijë me Zenin, pasi kur të vijmë ne në pushtet, kemi çfarë demontojmë, se ato të parat na u hodhën në erë.
-E, është vështirë ajo punë po e kapën të tjerët, tha Muli.
Nuk ta lëshojnë kollaj.
Zeni mezi hoqi kushëririn e vet nga ajo punë, jo të heqësh botën.
Madje ju desh të merrte dhe biznesin e paketimit vetëm të mos i hynin të tjerët.
-Ndoshta, tha Lelo, se nuk e njoh si funksionon, por nuk kemi pse e sulmojmë publikisht.
Le të prodhojnë njëherë, të kemi çfarë të shesim po erdhëm në pushtet.
Në fund të fundit këta Delijorgjin do fusin prapë në atë biznes.
Atë Zeni e ka gati.