Pas disa akuzave në drejtim të Mulit, se po bëhet “Arkani i Doktorit”, Muli u shqetësua seriozisht.
Në fillim shqetësimin e paraqiti tek grupi i transportit të “Foltores”, d.m.th ata që mbajnë skelat, foninë dhe pankartat.
-Po ça ka për të shqetësuar o shef,- tha Balliu Junor! Arkani qe figurë e madhe, patriot serb. Ai qe ushtar i Miloshevicit. D.m.th në këtë pikë, ty të kanë bë nder, se ai ka qenë besnik, jo besëprerë.
-Jo mo se kam aty, është tjetër kund kunja,- tha Muli. Se kuptoni ju.
-Pastaj u qau hallin, mendimtarëve të “Foltores”.
-Po mos vrit mendje o burrë, i tha Albana. Arkani në fund të fundit burrë i fortë ka qenë. Ka luftuar për komandantin e vet.
-E kam tjetër kund hallin, tha Muli i shqetësuar përsëri. Më në fund vendosi t’i hapë zemrën Ervis Kokapalarit.
-Më ka shqetësuar ky deputeti i PD që më quan Arkani i Doktorit, i tha Muli. Ça të bëjmë ndonjë gjë?
-A.. ju nou, unë nuk e di egzaktli kush është Arkani, por është shumë fani kur e dëgjoj. Madje jo vetëm unë, por dhe Floriana është shumë e lumtur.
Ajo thotë shpesh, unë jam si Ceca. Ju nou..unë nuk e di kush është Ceca e kush është Arkani, po ju shkoni shumë si mbështetës të Doktorit.
-Po këtu e kam hallin, tha Muli i shqetësuar. Po ti nuk e kuptoke ça të them unë.