Muli ndoqi me vemendje sot Konferencën me diplomatët shqiptarë në Tiranë ku pati përplasje të forta në distancë mes kryeministrit Rama dhe Fevziut.
Në fjalën e tij Rama tha se beson që në vitin 2030 Shqipëria do jetë gati për Bashkimin Evropian.
Pas tij në seancë tjetër e mori fjalën Fevzo që tha se sa të jem gjallë nuk besoj që Shqipëria do hyj në BE.
Muli po e diskutonte me Lelon këtë përplasje të fortë.
-Si mendon ti tha, çfarë ka ndodhur se ishte përplasje shumë e fort. Ata tanët në panel nuk e hapën gojën por Fevziu mbajti qëndrim të fort.
-Nuk e di tha Lelo, por ndoshta Fevziu nuk ka dashur të thotë që do vonohemi, por që ai nuk do ta arrijë dot atë ditë. Kam frikë se mos ka ndonjë sëmundje dhe nuk tregon.
-Jo ore tha Muli. Nuk ka mundësi. Dhe nëse ka ne nuk na duhet kjo punë. Ne do themi që Edi Rama rrezikon te vrasë Fevziun para 2030 që dhe Fevziu të jetë në rregull me deklaratën e tij dhe
Rama të jetë në rregull po u pranuam më 2030. Dhe pastaj të thotë nuk ja rriti dot kësaj dite Fevziu po ne e mbajtëm fjalën.
Ky është skenar i rrezikshëm. Duhet të ngremë alarmin.